Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Hajduti rezolutë për korrupsionin

Zbulohet nëse Bora Zemani do të rikthehet si moderatore në Për’Puthen

Zbulohet nëse Bora Zemani do të rikthehet si moderatore në Për’Puthen

10:02, 01/12/2022
A+ Aa A-

Isli Islami ka qenë së fundmi i ftuar në “Goca dhe Gra” ku bëri me dije disa informacione lidhur me Për’Puthen.

Në fakt, ai është përfolur për moderimin e emisionit “Përputhen”, por prezantuesi hoqi të gjitha dyshimet duke bërë me dije se Bora Zemani do të jetë moderatorja

“Te Përputhen do shkojë më i shpejti, unë i kam gjunjët copë këto ditë. Dhe me sa di unë Bora Zemani ka dhënë një përgjigje”, tha ai.

Moderatoret e “Goca e Gra” thanë menjëherë: “E kuptuam, Bora Zemani do u ktheka në “Përputhen.”

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë emrat më të lakuar të vitit të fundit. Dyshja bënë bujë të madhe me historinë e tyre, të cilën zgjodhën ta jetojnë në syrin e publikut, dashur pa dashur.

Një nga momentet e bujshme të historisë së tyre është edhe takimi në BBV, por edhe “dhurata” që i bëri Donaldi, në tre vjetorin e lidhjes së tyre.

Së fundmi vetë aktori ka risjellë në vëmendje varësen që i dhuroi Borës, me të cilën ajo pozoi në disa nga fotot e saj në rrjetet sociale.

Donaldi ka postuar një foto të Borës me varësen e tij në qafë, krahas së cilës shkruan: “Ku është kjo?”

Por nuk ka vonuar as përgjigja e Bora Zemani, gjithashtu përmes një fotoje në Instastory.

“Nuk ta jap më, kot interesohesh”– shkruan Bora në foton që ka ripostuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco