Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Morena Taraku flet si rrallëherë për jetën e saj private

Morena Taraku flet si rrallëherë për jetën e saj private

09:50, 01/12/2022
A+ Aa A-

Modelja dhe këngëtarja shqiptare, Morena Taraku di të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes.

Së fundmi ajo ka realizuar një “ask me a question” në Instagram ku nuk kanë munguar pyetjet e shumta.

E jua merr mendja që pjesa më e madhe e tyre ishin rreth jetës private të Morenës. Të shumtë ishin ata që donin të dinin nëse modelja ishte single apo jo.

Taraku nuk ka ngurruar dhe iu është përgjigjur drejtpërdrejtë fansave të saj.

Pyetjes a je single, Morena iu përgjigj shkurt: “Po”.

Image

Në fakt e dyshimtë ishte fotoja që i kishte bashkangjitur kësaj përgjigjeje me disa të qeshura.

Gjithsesi kur e thotë vetë Morena ne na mbetet ta besojmë.

Nga ana tjetër kujtojmë që Morena udhëton shpesh sidomos drejt Stambollit. Në një nga udhëtimet disa kohë më parë ajo përjetoi një situatë të keqe që e ndau me ndjekësit e saj.

“Faleminderit Zotit për jetën tjetër… Dashuri dhe kujdes vetëm për njerëzit e vërtetë pasi jeta është e shkurtër”, bëri me dije modelja.

“Sot kisha një eksperiencë të keqe derisa po udhëtoja nga Kosova për në Stamboll. Pas gjithash, faleminderit Zot që arritëm mirë. Ju lutem respektoni dhe duani veten sepse askush nuk e bën. Faleminderit Zot që më mbrojte” , shkroi Morena.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco