‘Me Ronaldon e vjetër kam parë ëndërr duke u martuar’/ Flet hapur Shota Baraliu

‘Me Ronaldon e vjetër kam parë ëndërr duke u martuar’/ Flet hapur Shota Baraliu

17:40, 30/11/2022
A+ Aa A-

Aktorja e njohur Shota Baraliu ka thënë se Ronaldo braziliani është lojtari i saj i preferuar.

Madje thotë se në kohën kur ai luante, e ka parë në ëndërr që do të martohej me të. Baraliu thotë se shumë futbollistë i kanë pëlqyer përgjatë viteve, mirëpo Ronaldo është i preferuari i saj. “Kam filluar për të parë futboll nga viti 1998 në kohën e luftës, e kom këqyr Ronaldon e vjetër, e kom dashtë shumë, kam parë edhe ëndrra duke u martuar me të , tash u bë i vjetër, është trashur”, ka thënë Baraliu. “Për një muaj ia kisha hekë nja 10 kilogram (Ronaldos)”.

Ka tre vite që është shkëputur nga skena dhe në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ka treguar se tani është bërë trajnere fitnessi. “Ta tregoj të drejtën ti habitesh edhe vetë, unë kam ushtruar me një trajnere personale dhe ajo e kishte rrogën 3 mijë e 500 euro dhe thashë pse mos t’ja nis edhe vetë.

Kam vetëm disa muaj që jam licensuar por shpresoj të jem mirë, sepse artisti këtu nuk vlerësohet dhe thashë pse mos ta provoj këtë punë. Unë mendoj që çdo femër duhet të sprovoj veten me punë që mund të bëjë,  punoj edhe në shtet në marketing.

Ajo u fejua në Zvicër me Mic Brahon, mikun e saj të fëmijërisë me prejardhje nga Prizreni, mirëpo u dha lajmi se dyshja nuk janë më bashkë, dhe se kanë ndarë rrugët.

Image

Nis të hënën “Big Brother Vip Kosova”. Pas gati 6 muajsh që nga lajmërimi për versionin kosovar të realit-shoë, duket se gjithçka është gati për të mirëpritur banorët e famshëm të kësaj shtëpie. E teksa interesi është i madh për banorët që do të bëhen pjesë e lojës, vetë faqja zyrtare e “Big Brother Vip Kosova” ka dhënë disa ndihma për publikun, duke zbuluar detaje nga konkurrentët, natyrisht pa zbuluar emrat e tyre. Dhe flitet se aktorja e njohur Shota Baraliu do të marrë pjesë.

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco