Rozana Radi vjen me një lutje publike: Mbajini në zemër kujtimet...

Rozana Radi vjen me një lutje publike: Mbajini në zemër kujtimet...

15:43, 30/11/2022
A+ Aa A-

 

Rozana Radi ka një lutje publike për të gjithë.

Artistja, e cila njihet për natyrën e saj të hapur për të reaguar për çështje të ndryshme sociale që e shqetësojnë, kësaj radhe bëri një thirrje për ata që publikojnë foto të varreve të familjarëve të tyre.

“Nuk ka gjë më të vështirë për mua kur shikoj njerëz që postojnë foto tek varret e familjarëve të tyre! Ju lutem mos e bëni! Askush nga ata që nuk jetojnë më nuk do ta donte këtë gjë! Mbajini në zemër kujtimet, dashurinë, dhimbjen. Çfarë do t’i tregoni “popullit” të Facebook dhe Instagram me këto foto? Ka disa gjëra që nuk ndahen me të gjithë! Ndaj quhet paqe e perjetshme!”, ka shkruar Radi, duke marrë shumë konfirmime nga ndjekësit.

Rozana Radi këngëtarja e njohur ka qenë e ftuar në “Goca dhe Gra” dhe ka folur për jetën e saj private por edhe atë profesionale, ka pranuar se është në një lidhje dashurie prej 10 vitesh. Jo vetëm kaq por ajo tregoi edhe një moment kur gazetat e kanë ‘futur në sherr’ me partnerin e saj.

Gjithashtu, Rozana  zbuloi edhe dicka për partnerin e saj,  cilësoi se ai nuk merret aspak me botën e televizionit dhe ka dëshirë që mos të bëhet publik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco