E quajti artiste 'lecke', Antonela dhëmbë për dhëmbë me Big Mamën

E quajti artiste 'lecke', Antonela dhëmbë për dhëmbë me Big Mamën

09:46, 30/11/2022
A+ Aa A-

Pjesëmarrja Big Mamës javën që lamë pas në “Zemër Luana” nuk kaloi pa bërë zhurmë.

Në një nga lojërat e zhvilluara, këngëtarja risolli edhe një herë në vëmendje debatin me Antonela Berishën, duke u shprehur se nuk e duron dot. Jo vetëm kaq, ajo tha se as artiste nuk e konsideron dot, pasi fyen artistët e vërtetë.

Në lidhje me këtë deklaratë së fundmi ka reaguar edhe ish-konkurrentja e “Për’puthen”.

Me anë të disa shkrimeve të gjata në Instastory, Antonela u shpreh se nuk ka dashur të komentoj deklaratat ku përmendet emri i saj, por që sipas saj kishte pak minuta kohë dhe mund t’ia lejonte vetes të jepte disa leksione falas.

Image

Përpos kësaj ajo i ka dhënë tri leksione të gjata, ku ndër të tjera, ka përmendur edhe “Top Festin” e 2005-të, duke ironizuar kështu Big Mamën, pasi sipas Berishës ai është viti i vetëm ku artistja njihet.

Image

Image

Image

E për ta përmbyllur, me këngën e Big Mamës “Kot e kot”, Antonela e ka thumbuar këngëtaren duke u shprehur se e xhelozon: “Ti kot e kot xhelozon në mua.”

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco