Performanca e Dua Lipës në Tiranë jehonë në mediat britanike: Ylli i popit magjepsi fansat e mbledhur

Performanca e Dua Lipës në Tiranë jehonë në mediat britanike: Ylli i popit magjepsi fansat e mbledhur

14:59, 29/11/2022
A+ Aa A-

Performanca e Dua Lipës në Tiranë joehonë në mediat britanike: Ylli i popit magjepsi fansat e mbledhur

Ajo mori nënshtetësinë shqiptare të dielën. Dhe të hënën mbrëma, Dua Lipa, 26 vjeçe, dukej e mahnitshme me një kostum ngjyrë të kuqe, teksa performoi në Shqipëri për spektaklin e fundit të turneut të saj “Future Nostalgia”.

Ylli i popit magjepsi fansat e mbledhur në sheshin “Skënderbej” të Tiranës, me aftësitë e saj vokale dhe lëvizjet energjike të kërcimit, derisa këndoi hitet e saj në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, shkruan DailyMail

Dua tregoi fizikun e saj atraktiv me veshjen e prerë me iluzion vezullues ndërsa argëtonte turmën. Superylli mori vëmendje me kostumin në formë korseje, e cila po ashtu mbante një palë doreza të kuqe të ngjashme. Ajo ndërkohë kishte veshur një palë çizme të kuqe me taka që përputheshin në mënyrë perfekte me kostumin e saj.

Zeshkania kishte lënë flokët e lëshuara kaçurrele dhe zgjodhi rimelin e kuq të theksuar për të kompletuar pamjen. Performanca e saj e fundit në turneun “Future Nostalgia” erdhi pasi Duas iu dha shtetësia shqiptare për rolin e saj në përhapjen e famës së shqiptarëve ndërkombëtarisht përmes muzikës së saj.

Dua ka lindur në Londër në vitin 1995 nga prindër kosovarë-shqiptarë që ikën nga konflikti dhe paqëndrueshmëria politike në Ballkan.

Pasi kaloi disa vite në Prishtinë meqë puna e babait të saj si menaxher marketingu i ktheu ata në vendlindjen e tij në Kosovë, Dua vendosi me guxim të kthehej e vetme në Britaninë e Madhe në moshën 14 vjeçare në ndjekje të ëndrrave të saj për t’u bërë një yll popi.

Në vitin 2014, pasi arriti 4 nivele A në një kolegj të formës së gjashtë të të gjitha vajzave në Camden, adoleshentja e talentuar kishte nënshkruar me Warner Bros Records.
Tani, vetëm tetë vjet më vonë, ajo ka bërë një turne në botë me një album nr.1, ka marrë tre çmime “Grammy” dhe gjashtë çmime “Brit”.

Dua, e cila thotë se ndihet edhe kosovare dhe britanike, bashkë-themeloi Fondacionin “Sunny Hill” me babanë e saj Dukagjin Lipa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco