Goditi me shuplakë komedianin Chris Rock në skenën e Oskar, flet Will Smith: Sjellja ime nuk justifikohet, por…

Goditi me shuplakë komedianin Chris Rock në skenën e Oskar, flet Will Smith: Sjellja ime nuk justifikohet, por…

13:54, 29/11/2022
A+ Aa A-

Will Smith është shprehur se ishte i zemëruar në momentin kur godit me shuplakë komedianin Chris Rock në skenën e Oscars në muajin mars.

Aktori është intervistuar për herë të parë pas incidentit viral, që e ka cilësuar si “një natë të tmerrshme”.

Bë The Daily Show me Trevor Noah, ai tha: “Po kaloja diçka atë natë. Jo, nuk e justifikon fare sjelljen time”, duke shtuar se kishte shumë “kompleksitete, unë e humba toruan”.

Smith hyri në skenë në ceremoninë e çmimeve të Hollivudit pasi Rock bëri një shaka për gruan e Smith, e cila kishte prerë flokët. Jada Pinkett Smith vuan nga alopecia, që shkakton rënien e flokëve.

“Unë e kuptoj se sa tronditëse ishte për njerëzit… Por e kisha humbur. Ishte një zemërim i akumuluar për një kohë vërtet të gjatë”, i tha ai Noah. “Ajo ishte një natë e tmerrshme, siç mund ta imagjinoni.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco