Kanye West dhe Ray J bëhen bashkë, çfarë po ndodh mes dy ish-partnerëve të Kim Kardashian

Kanye West dhe Ray J bëhen bashkë, çfarë po ndodh mes dy ish-partnerëve të Kim Kardashian

11:08, 29/11/2022
A+ Aa A-

Dy ish-partnerët e Kim Kardashian, Kanye West dhe Ray J, kanë darkuar së bashku pas reagimeve të ashpra për komentet antisemitike të reperit.

Djemtë darkuan dhe me katër persona të tjerë në një restorant në Los Angeles të dielën mbrëma.

West, 45, dhe Ray J, 41- vjeç, nuk dolën së bashku dhe duket se të dy po përpiqeshin të shmangnin paparacët teksa dilnin nga restoranti.

Reperi u pëpoq ta mbulonte fytyrën me kapuçin e xhupit të tij teksa kishte vendosur dhe një kapele, ndërsa Ray kishte veshur një xhup të madh dhe një kapele “Fendi”.

Në një kthesë të çuditshme të ngjarjeve, Ray J – i cili dyshohet se ka publikuar kasetën famëkeqe me Kim, ka mbështetur West në mes problemeve në mediat sociale.

Pasi West publikoi në Instagram një pjesë të bisedës me Kardashian , në të cilën ajo i lutej që të “ndalonte” me veprimet e tij, Ray J komentoi krahas postimit:

“Po nëna ime? Ju u tregoni njerëzve histori të rreme për mua, duke e bërë zezakun të duket i tmerrshëm, për përfitimet tuaja”.

Ray J ishte në lidhje me Kardashian nga viti 2002 deri në 2006, me kasetën e tyre seksuale që u bë publike në vitin 2007. Ajo u martua me Kris Humphries në 2011e cila zgjati shumë pak përpara se të martohej me Ëest në 2014.

Themeluesja e Skims – e cila ndan katër fëmijë me Ëest – paraqiti kërkesë për divorc në shkurt 2021. Ata u deklaruan ligjërisht beqarë në mars në mes të procedurave të tyre ligjore në vazhdim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco