Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Gazetarja vë në siklet Dua Lipën: Pas pasaportës një partner shqiptar?

Gazetarja vë në siklet Dua Lipën: Pas pasaportës një partner shqiptar?

21:04, 28/11/2022
A+ Aa A-

Në këtë 110-vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë, këngëtarja me famë botërore Dua Lipa do të përformojë në sheshin “Skënderbej” turneun e saj “Future Nostalgia”.

Pak orë përpara koncertit, Dua Lipa dha një konferencë për mediat, ku ju është përgjigjur pyetjeve nga më të ndryshme.

E pyetur nga gazetarja e “Panorama Plus”, Krisa Caushi, i bëri një pyetje befasuese këngëtares, e cila e vendosi në njëfarë mënyre në vështirësi.

“Tani që keni marrë pasaportën shqiptare, a do të merrni edhe një partner shqiptar për të qenë e kompletuar?”, ishte pyetja e gazetares.

Dua e kaloi këtë pyetje me të qeshur duke u shprehur se nuk kishte një përgjigje.

“Oh motër, nga ja ke nis që tash. Jo, jo s'po di. Nuk kam përgjigje”, u shpreh Dua Lipa.

Gjithashtu këngëtarja është pyetur dhe mbi deklaratat e ministres britanike për emigrantët shqiptarë që shkojnë ilegalisht drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe përfshihen në rrjete kriminale.

Dua Lipa tha se është një fatkeqësi e madhe që shihemi në sytë e politikanëve të huaj në këtë mënyrë.

Ajo shtoi se shqiptarët duhet ta ndryshojnë këtë stigmë, teksa tha se kemi nevojë që të pranohemi si rezidentë të çdo vendi ku jetojmë.

“Një fatkeqësi e madhe si shihemi ne në sytë e politikanëve të tjerë, janë fjalë të pakëndueshme, mendoj që kemi nevojë me luftu ksenofobinë në botë, është e nevojshme, ne duhet ta ndryshojmë stigmën që kanë njerëzit ndaj shqiptarëve, kjo është ajo që mund të bëjmë. Kemi nevojë të pranohemi si rezidentë të cdo vendi ku jetojmë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Grezi 29/11/2022 04:56

Dua lipa dhjenë aty ku han! Shiqojani fotot me ata që e presin ngrohtë dhe i hapin zemrën. Arrogante, injoruese, superlative........ Një foto me ambasadoren e US të tregon që bythëlëpirja si gjendefekt vazhdon tradicionin ndershqiptarë.

Shto koment

Denonco