Kriminelë dhe pushtues? Dua Lipa: Fatkeqësi si na shohin, duhet të ndryshojmë stigmën ndaj shqiptarëve

Kriminelë dhe pushtues? Dua Lipa: Fatkeqësi si na shohin, duhet të ndryshojmë stigmën ndaj shqiptarëve

18:53, 28/11/2022
A+ Aa A-

Turin e saj "Future Nostalgia" vendosi ta mbyllë me Tiranën në një ditë me rëndësi për mbarë shqiptarinë, Festën e Flamurit dhe 110 vjetorin e Pavarësisë.

Në daljen për mediat para koncertit në kryeqytet ajo nuk mund ti shpëtonte as pyetjeve të karakterit politik.

Dua jeton në Londër, aty ku dhe zhvillon karrierën, Dua u pyet për artikujt negativë për shqiptarët në mediat britanike, po ashtu edhe etiketimin si pushtues nga Sekretarja e Brendshme.

Ju jeni imazhi më i sukseshëm që kemi në botë por si do ta komentoni diskutimin e shqiptarëve në mediat britanike të cilësuar shpesh herë si kriminelë apo nga Sekretarja e Brendshme që i ka etiketuar si pushtues?

Është një fatkeqësi shumë e madhe si shihemi në sytë e politikanëve, njerëzve të tjerë. Janë fjalë të pakëndshme dhe duhet ta luftojmë ksenofobinë kudo në botë, me të gjithë racat.

Duhet ta ndryshojmë atë stigmën që e kanë njerëzit ndaj shqiptarëve pak nga pak. E vetmja gjë që mund të bëjmë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco