Mariah Carey ka një arsye të bindshme pse i dashuron Krishtlindjet

Mariah Carey ka një arsye të bindshme pse i dashuron Krishtlindjet

14:45, 28/11/2022
A+ Aa A-

Mariah Carey pranon se fiksimi i saj me Krishtlindjet rrjedh nga fëmijëria e saj e vështirë.

“Kur rritesh me një jetë të çrregullt dhe më pas je në gjendje të kesh këtë transformim ku mund ta bësh jetën tënde ashtu siç dëshiron të jetë, ky është gëzim për mua”, -tha këngëtarja 52-vjeçare e “All I Want for Christmas is You”, për revistën W.

Kjo është arsyeja pse unë dua që fëmijët e mi të kenë gjithçka që mund të kenë. Unë dua që ata të jenë në gjendje të kuptojnë se ata mund të jenë gjithçka që duan të jenë.”

Carey shtoi se ajo e di se njerëzit priren ta shohin atë si “person festiv” ose “vajza e Krishtlindjeve”, por ajo tha se e ka marrë këtë rol sepse festa e bën atë me të vërtetë “të lumtur” – gjë që nuk e ka ndjerë gjithmonë duke u rritur.

“Njerëzit mendojnë se gjithmonë kam pasur këtë jetë të stilit të princeshës apo çfarëdo tjetër, por kjo nuk është e vërtetë”, -shpjegoi këngëtarja e “Fantasy”.

Më herët kujtojmë që kërkesa e Mariah Carey-t për të marrë titullin, “Mbretëresha e Krishtlindjeve”, si dhe “Princess Christmas” dhe “QOC”, (shkurt për Mbretëresha e Krishtlindjeve) u mohua në mënyrë të pazakonshme nga “Zyra e Patentave dhe Markave” të SHBA-së.

Marka tregtare do t’i kishte dhënë asaj të drejtat ligjore për t’i ndaluar të tjerët të përdorin titullin e kalitur në muzikë, mallra dhe produkte të tjera me tematikë festash dhe jo vetëm.

Kompania e Carey-t, “Lotion LLC”, aplikoi për të njëjtin titull vitin e kaluar, mirëpo Elizabeth Chan, një këngëtare festive, paraqiti një kundërshtim në gusht për të bllokuar Carey-n nga marrja e regjistrimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco