Ende quhet ‘Wolf’? Kylie Jenner sapo na konfuzoi sërish lidhur me emrin e djalit

Ende quhet ‘Wolf’? Kylie Jenner sapo na konfuzoi sërish lidhur me emrin e djalit

21:18, 24/11/2022
A+ Aa A-

Sërish e gjithë vëmendja tek Kylie Jenner. Ajo ka bërë me dije më herët se emrin djalit do t’ia ndryshonin por që ende nuk dihet se c’ndodhi më pas.

Mirëpo, së fundmi në “The Kardashians”, ajo tha se djali i saj dhe Travis mban ende emrin “Wolf”

“Emri i foshnjës sime është ende Wolf. Do t’ju njoftoj kur t’ia ndryshoj emrin”.

“Ndoshta në sezonin e tretë”, tha ajo dhe shkeli syrin nga kamera.

Si është e vërteta?

Kylie Jenner dhe Travis Scott u bashkuan me fëmijët e tyre për Halloween pas thashethemeve se reperi i “Sicko Mode” e tradhtoi partneren me ish-in e tij.

Jenner dhe Scott, së bashku me vajzën e tyre 4-vjeçare, Stormi, dhe djalin 8-muajsh, u veshën si engjëj për daljen e tyre familjare. Në fotot e shpërndara në InstaStory të themelueses së Kylie Cosmetics, familja kishte veshur veshje krejtësisht të bardha me Jenner, Stormi dhe djalin e vogël me krahë engjëlli.

Dalja familjare vjen pasi Scott, 31 vjeç, mohoi se kishte tradhtuar Jenner, 25 vjeç, me ish-in e tij të përfolur Rojean Kar pasi u panë së bashku në të njëjtin set.

“Një person i paftuar po nxirrte fotografi fshehurazi në atë që supozohej të ishte një set i mbyllur ndërsa unë drejtoja një video. Unë nuk e njoh këtë person. Unë kurrë nuk kam qenë me këtë person”- shkroi asokohe Travis Scott.

Të dy thuhet se u lidhën për herë të parë në vitin 2013, shumë kohë përpara se kandidati për Grammy të fillonte të takohej me yllin e “Kardashians”.

Rojean, 27 vjeç, u përfol gjithashtu se ishte përfshirë në ndarjen e shkurtër të Scott nga Jenner në vitin 2019, të cilën modelja e quajti në atë kohë si “një thashethem i rremë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco