Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Nga personi i zemrës tek planet për fëmijë, babai ia zbulon të gjitha Capital T-së

Nga personi i zemrës tek planet për fëmijë, babai ia zbulon të gjitha Capital T-së

14:56, 24/11/2022
A+ Aa A-

Planet për t’u bërë baba të Trim Ademit ose i njohur gjerësisht si Capital T këtë herë i ka zbuluar babai i tij, Agim Ademi.

Ky i fundit këtë mëngjes ka qenë i ftuar në “Wake Up”, ku sigurisht nuk i shpëtoi pyetjeve rreth djalit të tij të njohur.

Ndër të tjera Agimi që është njëkohësisht edhe Presidenti i Federatës së Kosovës tregoi se me Trimin është shumë i lidhur, duke shprehur edhe dëshirën për t’u bërë gjysh së shpejti.

“Me Trimin jam shokë. Kemi krijuar një shoqëri dhe kemi folur për gjithçka. Tani e ka momentin. Duhet t’i japë drejtim dhe besoj që ka për t’i dhënë drejtim shumë shpejt. Shpresoj që do ta gjejë njeriun i cili do të jetë i duhuri për të, ose e ka gjetur,”-shtoi Agim Ademi.

Më herët në një intervistë edhe vetë reperi u ndal tek fëmijëria e tij, duke folur edhe për planet e tij për martesë.

“Ka pasur periudha gjatë fëmijërisë që kam qenë shumë problematik, por kam pasur edhe momente që kam qenë shumë i urtë. Unë jam rritur me shumë njerëz të afërt. Madje, familja kurrë nuk më ka përkëdhelur edhe pse njerëzit mendojnë se ne i kemi pasur kushtet”.

“Unë mendoj që për martesë, kurrë nuk është herët e kurrë nuk është vonë. Edhe nëse do isha martuar 20 apo 22 vjeç, prapë nuk do ishte herët. Unë jam njeri shumë familjar, e dua familjen dhe shpresoj që në një të ardhme të afërt të krijoj familje. Dua të jem një model i mirë për të gjithë njerëzit, madje edhe në këtë aspekt”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco