Çfarë më tha?, Bardhi ngacmon ndjkësit për projektin e ri

Çfarë më tha?, Bardhi ngacmon ndjkësit për projektin e ri

14:18, 24/11/2022
A+ Aa A-

Bardhi është pranë publikimit të njërit prej projekteve të tij muzikore. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, këngëtari nga Kosova e ka filluar me një batutë teksa mban celularin në dorë.

“A e pe more çfarë më tha?”, i drejtohet Bardhi personit që po e filmon, i cili i përgjigjet: “Çfarë?” “Krejt fotot me mua që ke, digji”, thotë këngëtari i cili më pas lë celularin dhe fillon një pjesë nga kënga. Nisur nga pjesëza e shkëputur, sërish do të jetë një këngë dashurie e ndarjeje, por jo baladë, pasi ai i ka qëndruar besnik zhanerit të tij.

Në postimin e tij, artisti i ka ngacmuar ndjekësit për ditën e publikimit, ndërsa një detaj më i qartë thuhet në faqen zyrtare të kompanisë që e menaxhon. Sipas diçiturës së tyre, pritet që kënga e re të publikohet të shtunën, ndërsa titulli  i saj nuk është bërë ende publik.

Një projekt tjetër që pritet së shpejti është bashkëpunimi me Zunën, reperin e njohur gjerman. “Habibi” titullohet kënga e re, por për  të nuk dihet ende asnjë detaj mbi datën e publikimit.

Bardhi ka njoftuar më herët se vitin 2022 do ta mbyllë me disa këngë të reja, ku një prej tyre do të jetë solo e të tjerat bashkëpunime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco