KAFE SHQETO/ Edicioni i 25-të i Panairit të Librit, flet gazetarja e kulturës: Takim autografësh dhe figurash mediatike

KAFE SHQETO/ Edicioni i 25-të i Panairit të Librit, flet gazetarja e kulturës: Takim autografësh dhe figurash mediatike

14:26, 23/11/2022
A+ Aa A-

Panairi i Librit, një traditë prej më shumë se dy dekadash në Tiranë, i ka hapur dyert nga data 16 nëntor deri në 20 nëntor në Pallatin e Kongreseve. Lexuesit duket sikur janë ndarë në breza; ata më të rinjtë e vizitojnë panairin thjesht për të shikuar titujt e rinj, ndërsa brezi i moshës së mesme mbeten blerësit më të përkushtuar.

E ftuar ditën e sotme në pjesën e fundit të ‘Kafe Shqeto’ ishte gazetarja e kulturës Egla Xhemali e cila e ka monitoruar hap pas hapi stendat e librave, titujt preferencial të lexuesve apo rritjen e çmimeve të librave ditët e sotme.

“Panairi i librit njohu edicionin e 25-të këtë vit ku kishte një sërë aktivitetesh të promovuara, tituj të ndryshëm librash apo takime letrare. Nga rrugëtimi katër ditor i Panairit të Librit vihet re se lexuesit kishin një dëshirë të jashtëzakonshme që t’i takonin këto personazhe, pra ato publike me libra motivues. Pra sivjet, pashë një prirje të lexuesve që shkojnë rreth këtij spektri. Ditën e fundit të panairit Kadareja ishte prezent ku u kthye pas katër vitesh në këtë event. Unë pata një bisedë të shkurtër me të dhe ai më tha se ishte shumë i lumtur për këtë rikthim në panair apo se po takonte lexuesit. Më tha gjithashtu se kishte disa subjekte në mendje për t’i sjellë se dhe letërsia është gjithë jeta e tij”-tregoi Xhemali.

Pyetje: Cilët kanë qenë titujt më të preferuar, pra cili zhaner u kërkua më shumë?

E. Xhemali:"Ashtu si çdo vit edhe kësaj radhe prirjet edhe interesi i lexuesve shkonte gjithmonë te përkthimet nga letërsia e huaj, apo te librat motivues të personazhe publike të cilët gjejnë një farë forme për të mbërritur tek lexuesit përmes reklamave”.

Pyetje: A mund të themi se ky ishte një panair i suksesshëm dhe se shqiptarët kanë dëshirë për të pasur një sfond të bukur në shtëpi?

E. Xhemali:"Për të pasur një sfond dëshira është shumë e madhe, po për të lexuar nuk shoh ndonjë dëshirë të madhe. Unë kam qenë gjithë ditën aty dhe shikoja një  largësi të lexuesit nga titujt dhe ndaj panairit në tërësi. Çmimet këtë vit kanë qenë shumë herë më të mëdha nga vitet e shkuara dhe lexuesit e ngritën këtë shqetësim.  Nga komunikimet e vazhdueshme që kam pasur me to ka rezultuar se ka titujt e rinj  shkonin deri në 20 mijë lekë të vjetra, dhe mund të kishte shumë pak ujle kështu që edhe lexuesit kishin këtë dëshirën për të mos i blerë".

Më tepër ndiqni linkun më poshtë:

/Klea Sula/ Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco