Angelina Jolie rrëfen problemet e shëndetit mendor dhe si dëshironte t’i jepte fund jetës

Angelina Jolie rrëfen problemet e shëndetit mendor dhe si dëshironte t’i jepte fund jetës

13:30, 23/11/2022
A+ Aa A-

Angelina Jolie ka rrëfyer për herë të parë momentin kur ka tentuar të punësojë një vrasës me pagesë për t’a vrarë.

Në pjesën e fundit të podcastit OK Diario ‘ Levantate OK’, ish-bashkëshortja e Brad Pittt, tregoi se ka vuajtur nga probleme të shëndetit mendor gjatë gjithë jetës së saj dhe në disa raste ajo ka menduar edhe vetëvrasjen.

Megjithatë, ajo thotë se një herë u përpoq të punësonte dikë që ta vriste në mënyrë që të shmangte që të afërmit e saj të ndiheshin sikur mund të kishin bërë diçka për ta ndaluar atë.

Kështu, aktorja e “Eternals” punësoi një vrasës me pagesë, detyra e të cilit ishte ta vriste atë: “Ai ishte një person mjaft i mirë dhe më pyeti nëse mund ta mendoja dhe ta telefonoja përsëri pas dy muajsh. Diçka ndryshoi në jetën time dhe kuptova se nuk duhej ta bëja”.

“Me vetëvrasjen vjen e gjithë faji i njerëzve përreth jush që mendojnë se mund të kishin bërë diçka. Megjithatë, kur dikush po vritet, askush nuk merr një lloj përgjegjësie“- u shpreh aktorja.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco