Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Eni Çobani rrëfen ‘pabesinë’ e personit të saj të afërt: Nuk kam dalë nga zyra për një muaj

Eni Çobani rrëfen ‘pabesinë’ e personit të saj të afërt: Nuk kam dalë nga zyra për një muaj

12:51, 23/11/2022
A+ Aa A-

Juristja e njohur Eni Çobani ka hapur zemrën dhe ka rrëfyer për herë të parë një nga momentet më të vështira të jetës së saj.

Ajo ka treguar se është përballur me pabesinë e një personi të cilin e ka mbajtur shumë afër aë sa e ka konsideruar dhe si pjestar të familjes. Personi në fjalë i shkaktoi dëme shumë të madha si ekonomike ashtu dhe shpirtërore.

Më tej Eni theksoi se situata e ka prekur aq rëndë sa nuk ka dalë nga zyra e saj për rreth një muaj e gjysmë.

“Do flas për një moment që shumë njerëz e dinë, ata me të cilët unë bashkëpunoj patjetër që po, por edhe njerëz të tjerë. Fakti që së fundmi më ka çuar në një shpërthim shumë të fortë ka qenë pabesia e një personi që unë e mbaja shumë afër, e konsiderova si të familjes të themi dhe pastaj u përballa më një zhgënjim të jashtëzakonshëm dhe me një pabesi, jo të thjeshtë, por një pabesi e cila më çoi deri te ajo për të cilën themi si është e mundur që një njeri të cilin e mban kaq afër, i beson kaq shumë, i jep gjithçka që mundesh ti, në kuptimin profesional, për ta bërë atë një njeri më të mirë seç është dhe pastaj merr.

Një goditje që realisht të trondit dhe të bie me këmbë në tokë dhe thua “si është e mundur”. Më kujtohet gjithmonë ajo fjala që “dëmin më të madh ta bën i joti”. Më vjen shumë keq që e provova në kurriz. Kisha pësuar gjëra të vogla, por kjo kishte një përmasë një çikë më të madhe, kështu që më tronditi,”-rrëfeu juristja gjatë intervistës në “Aldo Morning Show”.

“Rreth një muaji e gjysmë, ndoshta e them sot për herë të parë, nuk kam dalë nga zyra, kam fjetur në zyrë, kaq rëndë e mora sepse nuk e besoja kurrë,”-përfundoi Eni Çobani.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco