'Përse nuk flet për bashkëshortin'/ Dalina Buzi zbulon për herë të parë arsyen

'Përse nuk flet për bashkëshortin'/ Dalina Buzi zbulon për herë të parë arsyen

10:47, 23/11/2022
A+ Aa A-

Opinionistja Dalina Buzi është goxha aktive në rrjetet sociale ku shpesh herë realizon dhe biseda virtuale me ndjekësit e saj por kur vjen puna për jetën e saj private, producentja e ruan në mënyrë hermetike.

Shpesh herë Dalina publikon bisedat me vajzat e saj por nuk e është parë asnjëherë të flasë për bashkëshortin e saj. Së fundmi një ndjekëse e ka pyetur Buzin se cila është arsyeja dhe ajo u përgjigj duke thënë:

 “Arsyeja është sa e thjeshtë aq edhe e komplikuar, por do ta përmbledh me një fjali: Nuk ia ndjen fare që të dalë dhe mua s’ma ndjen ta ndaj me të tjerët. Pse duhet ta ndaj burrin me të tjerët?”.

Kujtojmë që gjatë puntatës së kaluar në “Dancing With The Stars”, Dalina pati një përplasje m balerinin e Megi Pojanit. Ai u ndal një moment tek një deklaratë e opinionistes ku theksoi se performanca e grupit ku bënte pjesë Jurgeni dhe Megi, nuk ishte i arrirë dhe nuk i pëlqeu fare.

Mirëpo, sipas Jurgenit, ky koment ishte mjaft ofendues nga ana e Dalinës dhe balerini theksoi se ajo duhet të kërkonte falje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco