Nuk duhet ta humbisni 'performancën' e Alketa Vejsiut dhe babait të saj rrugëve të Parisit

Nuk duhet ta humbisni 'performancën' e Alketa Vejsiut dhe babait të saj rrugëve të Parisit

09:57, 23/11/2022
A+ Aa A-

Ajo është një nga figurat më të njohura në ekranet shqiptare, mirëpo kur bëhet fjalë për familjen e saj është gjithmonë hermetike.

U kuptua besoj se po flasim për Alketa Vejsiun, e cila ndonëse një jetë në televizion, na ka treguar shumë pak për të mos thënë aspak nga jeta e saj brenda mureve të shtëpisë.

Mirëpo ky “rregull” i moderatores duket se këtë vit u thye, me vajzën e saj, Nicol e cila me profilin dhe bisedat e saj virtuale në Instagram, u bë goxha virale.

Në rrjedhën e kësaj, ka qenë Alketa ajo e cila së fundmi ka ndarë një moment mjaft të veçantë ku duket me babain e saj. Moderatorja dhe i ati ia kanë marrë këngës rrugëve të Parisit. Krahas videos ku duket shumë e buzëqeshur me babain e saj duke kënduar, Vejsiu shkruan:

“Në Paris duke kënduar me babin tim që për mua ka zërin më të bukur në botë [❤️]  ( Ai jetoi si emigrant 20 vite në këtë vend). Babo, shpirti dashuria ime parë dhe e përjetshme!”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco