Gjest i rrallë/ Vajza 4-vjeçare e këngëtarit të NRG Band, dhuron flokët për fëmijët me kancer

Gjest i rrallë/ Vajza 4-vjeçare e këngëtarit të NRG Band, dhuron flokët për fëmijët me kancer

22:34, 22/11/2022
A+ Aa A-

Besnik Qaka dhe vajza e tij 4 vjeçe, Una, në një lidhje Skype te “Rudina” komentuan së bashku një moment të veçantë.

Vajza e këngëtarit të grupit “NRG Band” ka dhuruar flokët e saj të gjatë për fëmijët me kancer. Besniku tregon se si erdhi ky vendim i madh nga vajza e tij në një moshë kaq të vogël,  Besnik Qaka: Në fakt, kjo ka ndodhur rastësisht sepse ne kemi shkuar, zakonisht fëmijët i çojmë në kontroll, kontrollet rutinore që bëjmë te mjeku, i kemi pasur atje.

Una pa një rast, një fëmijë pa flokë dhe pyeti “pse babi nuk ka flokë vajza?” Unë i tregova që është e sëmurë dhe ti i ke flokët e gjata, për shembull, mund t’ia japësh flokët dhe ajo tha “unë do ia kisha dhënë flokët vajzës, nëse do”. Moderatorja i thotë se u  tregua e gatshme menjëherë Una për t’ia dhuruar flokët?  Besnik Qaka i përgjigjet se u tregua e gatshme, ne e kemi pritur një ditë, dy ditë se kjo është fëmijë, është vetëm 4 vjeç e gjysmë dhe për të tretën e katërtën herë përgjigjja ka qenë e njëjtë. “Po, dua t’ia dhuroj flokët fëmijëve që janë të sëmurë me kancer”.

Prej andej e çuam te parukieri dhe Una i preu flokët e i ka kështu. Këngëtari shpreh mbështetjen ndaj vajzës së tij dhe e inkurajon që fëmijët të ndërgjegjësohen për sëmundjet e vështira me të cilat mund të përballen moshatarët e tyre. Ai kujton edhe momentin kur u ndodhën në sallonin estetik për të realizuar kërkesën e vajzës dhe emocionet që provuan prindërit. Besnik Qakashton se  ne, kur ka filluar Una të presë flokët, ne kemi qarë.

Pyetje nga moderatorja ishte se  je krenar për Unën? Besnik Qaka i thotë shumë.

Solisti i “NRG Band” Besnik Qaka është i martuar dhe baba i dy fëmijëve një vajzë dhe një djali.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco