Pas divorcit me sportistin, supermodelja Gisele Bündchen në një lidhje të re? Zbulohet e vërteta

Pas divorcit me sportistin, supermodelja Gisele Bündchen në një lidhje të re? Zbulohet e vërteta

11:12, 16/11/2022
A+ Aa A-

Gisele Bündchen u raportua se kishte nisur një lidhje të re dashurie. Por burime pranë supermodeles raportojnë se lajmet nuk janë të vërteta.

Image

Ai është mësuesi i arteve marciale të fëmijëve dhe Gisele. Nuk ka asnjë të vërtetë në thashethemet se janë të lidhur”, tha burimi për Fox News.

Thashethemet u nxitën pasi Bündchen u pa në Kosta Rika nën shoqërinë e instruktorit të Jiu-Jitsu, Joaquim Valente.

Burimi bëri të ditur se në takim ishin edhe Jordan, një mësuese e fëmijëve të Bündchen, Benjamin dhe Vivian, që i ka me ish partnerin Tom Brady.

Valente mësohet se është instruktori i fëmijëve. Në total, në udhëtim ishin 6 të rritur dhe 8 fëmijë. Bündchen së fundmi finalizoi divorcin me qendërmbrojtësin e Tampa Bay Buccaneers muajin e kaluar.

Edhe pse nuk janë në lidhje, supermodelja braziliane ka postuar foto me Valente në të kaluarën.

Valente është një nga tre djemtë që zotërojnë biznesin e Valente Brothers në North Miami Beach.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco