Sarah Berisha dhe Dj Pm i japin fund beqarisë?

Sarah Berisha dhe Dj Pm i japin fund beqarisë?

10:02, 16/11/2022
A+ Aa A-

Çifti i “Big Brother Vip”, Sarah Berisha dhe Dj Pm mund t’i kenë dhënë fund beqarisë! Të paktën kështu la të kuptohet blogerja me postimin e saj të fundit.

Sarah ka ndarë një foto në profilin e saj në “Instagram”, ku tregon dorën me një unazë, krahas së cilës shkruan: “Ajo tha po.”

Image

Ajo nuk ka treguar asnjë detaj më tej, duke i lënë kështu të hapura dyshimet.

Blogerja Sarah Berisha ka realizuar më herët me ndjekësit e saj një bisedë virtuale pak më ndryshe nga të tjerat. Kësaj here në ‘Instagramin’ e Sarës, pyetjeve iu përgjigj partneri i saj Dj Pm.

Pm, i cili nisi një romancë me blogeren brenda “Big Brother Vip”, ka folur si rrallë herë për partneren e tij dhe planet për të ardhmen. Mes të tjerash një ndjekës pyeti çiftin se kur kanë në plan të martohen ose të bëjnë një fëmijë së bashku.

Dj Pm tha në përgjigjen e tij se martesa nuk është në planet e afërta të tij dhe Sarah, ndërsa shtoi se ende nuk e kanë menduar si gjë.

“Nuk e di, kur të vijë koha. Për momentin nuk është se e kemi bërë plan kështu që kur të vijë koha. Besoj që disa gjëra bëhen me kohën. Disa gjëra vërehen vetë. Por nuk e kemi menduar këtë pjesë, përkundrazi shumë shpesh tallemi me njëri-tjetrin “do të mbesim pa martuar”- u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco