Kur mendojmë se Bora dhe Donaldi nuk mund të na habisin më shumë, dyshja vinë me 'surprizën' e radhës

Kur mendojmë se Bora dhe Donaldi nuk mund të na habisin më shumë, dyshja vinë me 'surprizën' e radhës

13:04, 12/11/2022
A+ Aa A-

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë emrat më të lakuar të vitit të fundit.

Dyshja bënë bujë të madhe me historinë e tyre, të cilën zgjodhën ta jetojnë në syrin e publikut, dashur pa dashur.

Disa kohë më parë u përfol se ata do të xhirojnë së shpejti filmin e tyre të parë së bashku.

Image

Kujt do t’ja merrte mendja se edhe në këtë projekt do të “ shfrytëzonin” historinë e tyre të bujshme. Po, është e vërtetë! Telenovela Bora-Donald, tani do të vijë edhe në formën e një seriali komedi.

Projekti pritet të mbyllet në fund të vitit të ri dhe transmetimi do të nisë sezonin e ardhshëm televiziv.

Jeni të gjithë kuriozë, çfarë ka mbetur akoma nga historia e tyre për të parë!

Image

Pasi u shfaqën vazhdimisht së bashku në sytë e publikut dhe pasi mikesha e tyre Semi ‘konfirmoi’ ribashkimin me një foto, Bora dhe Donaldi s’kanë ç’të fshehin më.

Ata kanë morën një “hap të rëndësishëm” në marrëdhënien e tyre, duke i lejuar të gjithë ta marrin vesh se janë bashkë.

Pas shumë muajsh, Bora dhe Donaldi nisën të ndiqeshin sërish në Instagram dhe ky veprim u mor gjithashtu si konfirmim i romancës. Por vetë Bora vendosi të thojë fjalën e saj, duke postuar foton e parë krah aktorit në rrjetet sociale.

Që nga ai moment nuk kanë munguar shfaqjet dhe fotot e tyre bashkë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco