Einxhel Shkira që tani është nostalgjike për ditën e parë kur zbuloi se ishte shtatzënë

Einxhel Shkira që tani është nostalgjike për ditën e parë kur zbuloi se ishte shtatzënë

09:23, 12/11/2022
A+ Aa A-

Është çështje muajsh që Einxhel Shkira dhe Arbër Gumnishta të mirëpresin djalin e tyre në jetë. E teksa ky moment po afron, duket se moderatorja sa vjen e bëhet më nostalgjike për ditët e para kur kuptoi se ishte shtatëzënë.

Së fundmi ajo ka ndarë një kolazh fotosh ku duket së bashku me Dj Dagz në ditë kur zbuluan se do të bëheshin prindër.

Image

Image

“Sa shpejt fluturon koha kur je e lumtur. Duket si dje kur e zbuluam dhe tani po të presim ty,”-shkruan Einxhel krahas postimit.

Kujtojmë që moderatorja dhe Dj Dagz u njohën në reality-show-n, “Big Brother Vip”.

Einxhel u mundua shumë ta mbante larg syrit të publikut shtatzëninë e saj mirëpo përfundoi duke ndarë çdo moment në rrjetet sociale me ne.

Gjininë e fëmijës Dj dhe moderatorja e zbuluan në një festë të madhe me miq dhe familjarë.

Nuk kanë munguar as rastet gjatë kësaj periudhe ku Einxhel është përplasur me ndjekësit e saj, të cilët janë goxha të interesuar mbi çdo detaj nga pritja e saj e ëmbël.

Disa ditë më parë një ndjekës e pyeti Einxhel pë muajin e shtatzënisë, ku ajo u përgjigj:

“Kur vjen puna tek shtazënia s’më pëlqen të bëj llogari, as plane, as të krijoj pritshmëri sepse nuk është në dorën tonë dhe kështu ka qenë gjatë gjithë shtazënisë, kam jetuar ditë pas dite pa bërë llogari. Pra kështu do të vazhdojë të jetë deri në fund, kurdo qoftë fundi.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco