Charles III gay? Del në dritë sherri midis Mbretit dhe Dianës, deklarata që tronditi rrjetin

Charles III gay? Del në dritë sherri midis Mbretit dhe Dianës, deklarata që tronditi rrjetin

17:15, 03/11/2022
A+ Aa A-

Martesa e Princeshës Diana dhe Mbretit aktual të Britanisë së Madhe Charles III, pa frikë mund të konsiderohet si një nga më të komentuarat në botë.

Në këtë martesë siç e ka pranuar edhe dikur vetë Princesha e ndjerë, ishin pak të “mbipopulluar”. Pjesë e kësaj marrëdhënie ka qenë edhe Camilla Parker, sot bashkëshortja e Mbretit Charles III.

Në gjithë këtë kohë është folur e shkruar shumë mbi këtë martesë, ndërsa një rrëfim se fundmi në librin e autorit Christopher Andersen “The King: The Life of Charles III”, i cili do të botohet me 8 nëntor ka ngjallur shumë reagime.

Në librin e tij ai ka treguar deklaratën e një nga shërbëtorëve të Mbretit Charles III, i cili ka rrëfyer një sherr midis Dianës dhe Charles III.

“Diana “në fakt e përndiqte” burrin e saj “nëpër korridoret, lart shkallët dhe nga dhoma në dhomë”, tregon Andersen.

Në rrëfim thuhet se Diana që pas lindjes së Harry-t e akuzonte bashkëshortin e saj se ai nuk pranonte të kryente marrëdhënie më të.

“Pse nuk fle me mua?”-i thonte Princesha.

Thuhet se Charles III u përgjigj me sarkazëm: “Nuk e di, e dashur. Mendoj se mund të jem homoseksual.”

Pas martesës së tyre në vitin 1981, çifti kishte një marrëdhënie të mjerueshme. Thuhet se Charles ishte nën presionin e Princit Philip për t’u martuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco