Pas rastit makabër në Pejë, Getinjo prek me fjalët për nënën e tij

Pas rastit makabër në Pejë, Getinjo prek me fjalët për nënën e tij

13:23, 03/11/2022
A+ Aa A-

Ngjarja skandaloze ku infermieret dhunojnë një paciente të moshuar në një qendër mjekësore në qytetin e Pejës, ka tronditur mbarë opinionin publik.

Videoja prej pasditës së djeshme (2 nëntor) është bërë virale kudo në rrjet, duke nxitur reagime të ashpra. Të shumtë kanë qenë edhe personazhet e njohur që kanë reaguar. Ndër to së fundmi reperi Getoar Aliu ose i njohur nga të gjithë si Getinjo.

Ngjarja makabër e ka prekur Aliun, i cili krahas një fotoje ku duket me nënën e tij, i bën asaj një premtim shumë të ndjerë.

“Derisa të kem fuqi edhe të marr frymë, kam me të ruajtë më shumë se sytë e mi! S’ka njeri të gjallë që ngre dorë mbi ty. Secila nënë mërzitet sot me atë video! Ishalla e keni shëndetin. Nëna është drita e syve! Atë ditë që e lë mbas dore dije që je verbuar,”-shkruan Getinjo.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco