'Bëhet si fëmijë!' Einxhel Shkira ankohet për Dj Dagz

'Bëhet si fëmijë!' Einxhel Shkira ankohet për Dj Dagz

13:00, 03/11/2022
A+ Aa A-

Teksa shumë kishin dyshime tek lidhja e tyre, Einxhel Shkira dhe Arbër Gumnishta ose i njohur si Dj Dagz i kanë treguar të gjithëve që janë bërë për njëri-tjetrin.

Image

Dyshja janë kthyer në një nga çiftet e preferuara të Instagramit, me Einxhel e cila nuk heziton të publikojë herë pas here momente të tyre të ëmbla. Së fundmi moderatorja është “ankuar” për partnerin, duke u shprehur se ai kërkon shumë vëmendje.

Einxhel ka publikuar një video me Dagz teksa e përqafon dhe i dhuron puthje.

“Vdes për vëmendje, vdes mbaron, mos të jem unë duke bërë diçka tjetër duke u marrë me ndonjë gjë tjetër se ky bëhet si fëmijë”,-dëgjohet të thotë Einxhel Shkira.

Kujtojmë që moderatorja dhe Dj Dagz u njohën në reality-show-n, “Big Brother Vip”. Që nga ai moment ata janë bashkë, madje së shpejti do të bëhen prindër të një djali. Ndonëse Einxhel bëri të pamundurën ta mbante të fshehtë shtatzëninë, ajo u zbulua duke u përfolur goxha në rrjet.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco