Është Halloween e jo 'Playboy'/ Beniada Nishani flet e revoltuar

Është Halloween e jo 'Playboy'/ Beniada Nishani flet e revoltuar

09:18, 02/11/2022
A+ Aa A-

Modelja dhe moderatorja Beniada Nishani ka kritikuar veshjet e festës së “Halloween-it” ku shumë figura të njohura të showbizit shqiptar u maskuan dhe krijuan kostume nga më të ndryshmet.

Në një postim në Instastory, Beniada Nishanit shprehet se festa e “Halloween” është ngatërruar me festën e “Playboy”, veshje të cilën e karakterizon lepuri.

Sipas modeles, këtë festë po e konsiderojnë si mundësi për t’u shfaqur lakuriq. “Po mundohem ta kuptoj arsyen dhe objektivin pse në natën e Halloween duhet të dukesh seksi.

Kjo festë po transformohet në një festë tjetër. Halloweeni ka të bëjë me Satanin, diçka të frikshme”, shprehet mes të tjerash modelja Beniada Nishani. “Po të dilni lakuriq, dilni lakuriq tamam. Ç’është kjo gjysmë lakuriq?”, shton Beniada në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco