KAFE SHQETO/ Blerja e klikimeve nga artistët shqiptarë, flet CEO i ‘Acromax’: Nuk gjenerohen të ardhura

KAFE SHQETO/ Blerja e klikimeve nga artistët shqiptarë, flet CEO i ‘Acromax’: Nuk gjenerohen të ardhura

11:11, 27/10/2022
A+ Aa A-

Një nga debatet më të nxehta të kësaj jave midis artistëve shqiptarë dhe CEO-s së ‘Acromax’, Aldor Nini ishte blerja e klikimeve.

Kjo për shkak se ky i fundit zbuloi emrat e disa këngëtarëve të cilët sipas tij nuk interesoheshin për kostot e videoklipeve apo se si kënga do të dalë, por vuri në dukje ‘pagesa’ që ata bëjnë në klikime të rreme.

I ftuar ditën e sotme në pjesën e fundit të ‘Kafe Shqeto’ Aldor ndau të tjera informacione të detajuara rreth kësaj teme duke i qëndruar sigurisht pro mendimit të tij fillestar, pra blerja e klikimeve ‘ekziston’ edhe këtu tek ne.

Image

“Kam dalë shpesh herë në intervista për të folur për këtë temë e cila është mjaft e nxehtë sepse tashmë artistët nuk po interesohen sa para do të investojnë në videoklipe, por pyetja është: ’Po mirë do e bëj këngën, por klikimet ku do i blej?’ Unë nuk jam matur kurrë në një këngë se sa klikime merr ajo, por sa të ardhura gjenerohen sepse në klikimet fallco psh nuk ka të ardhura, që do të thotë 0 lek. Rëndësi ka për ne klikimet që vijnë nga shtetet si: Gjermania, Franca apo Austria pra vende këto që ‘YouTube’ i monotizon, sepse në fund të ditës atje krijohen të ardhurat.

Nini ka treguar se e gjithë kjo nuk është një luftë mes shtëpive diskografike dhe artistëve por këto janë informacione të cilat i nxjerrin edhe artistët dashur pa dashur ‘zbuluar’.

“Disa vite më parë Ardit Gjebrea bëri një emision tek ‘Opinion’ sa i përket kësaj teme duke na treguar edhe një herë se klikimet e artistëve blihen dhe nuk janë të gjitha reale. Që në atë periudhë edhe unë e dija se diçka e tillë po ndodhte, por nuk prononcohesha në asnjë televizion. Reperat të cilët nuk i njihte asnjë njeri blinin klikimet që në këngën e tyre të parë duke shkuar 2 apo 3 milion dhe mendoj se kjo është dhe arsyeja pse artistët e tjerë të njohur zgjodhën të ‘përdorin’ të njëjtën metodë”- tregoi ai.

Më tepër, ndiqni videon më poshtë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco