'Ministria e Arsimit i ka lënë në hije artistët': Kazazi: 10 vite pa asnjë përgjigje nga qeveria

'Ministria e Arsimit i ka lënë në hije artistët': Kazazi: 10 vite pa asnjë përgjigje nga qeveria

19:23, 21/10/2022
A+ Aa A-

Sekretar i Përgjithshem i Sindikatës së Pavarur të Artistëve të Shqiperisë Julian Kazazi i ftuar në “Syri Digital” me moderatorin Bledi Marku u shpreh se Ministria e Kulturës i ka lënë pas dore artistët duke mos i mbështetur financiarisht po ashtu duke mos i dhënë as vëmendjen e duhur.

Kazazi shprehet se që prej 10 vitesh i kërkojnë Ministrisë së Kulturës bërjen e statusit të artistit por gjithmonë përfundojnë me përgjigje të justifikuara, duke detyruar të rinjtë e kësaj fushe të largohen jashtë vendit.

“Fatkeqësisht jemi në një situatë që artistët prej vitesh nuk kanë vëmëndjen e duhur as nga qeveria dhe as nga politikbërja e saj. Nëse ne jemi përfaqësuar deri më tani e kemi bërë me art, kulturë dhe sport janë të vetmet disiplina që shqipëria është përfaqësuar në Europë dhe botë

Ne kemi më shumë se 10-të vitë që i kërkojmë qeverisë shqiptare dhe ministrisë së kulturës, bërjen e statusit të artistit dhe në asnjë moment nuk është marrë për bazë kërkesa jonë si sindikatë, duke e ditur mirë që statusi i artistit do i kthejë artistëve dinjitetin. Në asnjë moment nuk është pranuar kjo kërkesë, madje edhe në këtë moment që po flasim ne ende e kërkojmë bërjen e statusit si një mundësi ne vetme për ti garantuar dinjitetin punonjëse të artit dhe kulturës ne shqipëri

Argumentimi i vetëm që ministria e kulturës shprehet është që nuk kanë në asnjë vend të botës  statuse artistët prandaj nuk mund ta kemi as ne.

Kjo i ka bërë që të rinjtë që mbarijnë akademinë e arteve të detyrohen të largohen jashtë vendit, si një pamundësi për te kontribuar në vendin e tyre”

Gjithashtu Kazazi thotë se muajt e fundit ka pasur një diskriminim nga ana a qeverisë si shkak i rrogave pasi në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit pagat janë rritur 47-59% ndërsa në institucionet e tjera pati vetëm një rritje prej 7%.

“Në muajt e fundit artistët kanë parë një diskriminim nga ana e qeverisë, ku në një institucion të varësisë së Ministrisë së Kulturës sic është teatri kombëtar i opëras dhe baletit janë rritur pagat 47-59%  ndërsa në institucionet e tjera pati vetëm një rritje prej 7%-ësh. Ky është një diskriminim ashiqare për të përçarë artistët.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco