William dhe Kate heqin dorë për dy javë nga detyrat mbretërore, ja çfarë ka ndodhur

William dhe Kate heqin dorë për dy javë nga detyrat mbretërore, ja çfarë ka ndodhur

17:17, 21/10/2022
A+ Aa A-

Princi dhe Princesha e Uellsit do të mungojnë në detyrat e tyre mbretërore. Tre fëmijët e tyre, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis, do të marrin një pushim dy-javor nga shkolla.

Princi William dhe Princesha Catherine së bashku me tre fëmijët e tyre besohet se janë me pushime. Ndërsa, Princi William mund të jetë duke shijuar kohë cilësore me familjen këtë herë, por dalja e tij e radhës publike tashmë është zbuluar.

Ai do t’i kthehet detyrave mbretërore më 1 nëntor, kur do të marrë pjesë në ceremoninë e 10-të vjetore Tusk Awards në Londër. Një deklaratë nga Kensington Palace tha: “Princi i Uellsit do të festojë punën e ekologëve me bazë në Afrikë në çmimet vjetore Tusk të muajit të ardhshëm në Hampton Court Palace”.

Dita e parë në shkollë për Princin Xhorxh, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis u shënua me një ngjarje tragjike, siç ishte vdekja e stërgjyshes së tyre, Mbretëreshës Elizabeth. Me 8  shtator Kate Middleton dhe Princi William kishin shoqëruar fëmijët e tyre në shkollën e tyre të re, Lambrook, dhe disa orë më vonë, Mbretëresha Elizabeth dha frymën e saj të fundit.  Një deklaratë nga Kensington Palace tha: “Princi i Uellsit do të festojë punën e ekologëve me bazë në Afrikë në çmimet vjetore Tusk të muajit të ardhshëm në Hampton Court Palace”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco