A të bën 'dështak' vjedhja e fjalëve të këngës nga një reper tjetër?

A të bën 'dështak' vjedhja e fjalëve të këngës nga një reper tjetër?

14:24, 21/10/2022
A+ Aa A-

Orët e fundit të gjithë po flasin për faktin që reperja shumë e suksesshme shqiptare, Tayna, na paska kopjuar një reper të huaj në këngën e saj të re “Valle”.

E kemi fjalën për Stylo G, një muzikant me origjinë xhamaikane, që numëron 298 mijë ndjekës në profilin e tij në Instagram (ndërsa Tayna 1.6 milion).  Ai bën rep dhe me një video në llogarinë e tij, akuzon reperen tonë se i ka vjedhur rreshtin e këngës së tij:

“Pull up in a pull up in a fresh Addidas, Tayna might ride them never need gas”.

I njëjti fragment është përdorur nga Stylo G dy vite më parë në këngën e tij “Bam Bam” të publikuar më 6 shkurt 2020.

Artisti xhamaikan së fundmi ka reaguar në lidhje me këtë video që prej kohësh qarkullon në internet. Ai e ka ndarë fragmentin në Instagramin e tij ku krahas shkruan: “Sa më detyrohet ajo?”

Reperi madje i ka bërë edhe tag Taynës, ku i thotë: “100 mijë dollarë për një rresht ose kënga do të zhduket për 48 orë.”

Tayna nuk ka reaguar dhe mirë bën të mos reagojë, për sa kohë në emrin e saj përgjigjet shtëpia e famshme diskografike me të cilën ka nënshkruar. “Sonny Music”.

Zakonisht, këngët e artistëve që kanë licencë me kompani të tilla rishikohen më parë nga shtëpia diskografike dhe gjithçka mbetet në përgjegjësinë e kësaj të fundit.

Ka raste që ekzistojnë edhe marrëveshje të nënshkruara ku personi apo kompania me të cilën ka licencë, paguan një tarifë në këmbim të muzikës apo rreshtave që kërkon të përdorë në këngë.

Me siguri ky është rasti kur Stylo G po kërkon vëmendje nga artistja shqiptare, të cilës duket se i dëgjon çdo këngë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco