Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

 Dua Lipa apo Shakira, kush do të performojë në ‘ceremoninë e hapjes’ për Kupën e Botërorit?

Dua Lipa apo Shakira, kush do të performojë në ‘ceremoninë e hapjes’ për Kupën e Botërorit?

10:50, 14/10/2022
A+ Aa A-

Një nga momentet e cila përflitet  më së shumti si para dhe pas çdo Botërori është ‘ceremonia e hapjes’.

Image

Ky Botëror këtë vit do të zhvillohet në Qatar, të dielën më 20 nëntor në stadiumin Al Bayt në qytetin Jor në orën 19:00 (me orën lokale).

Ende nuk dihet zyrtarisht se cilët do të jenë këngëtarët, megjithatë FIFA pret të vulosë pjesëmarrjen e grupit BTS dhe sipas mediave të ndryshme, gjithashtu Shakira mund të jetë sërish në ceremoninë e hapjes.

Image

Sipas Total Reporter, këngëtarja kolumbiane do të hapë Kupën e Botës së bashku me Dua Lipën dhe anëtarët e BTS, të cilët do të debutojnë në skenën hapëse të Kupës së Botës.

Këngëtarja e ‘Waka Waka’ nuk do të ishte e vetme në skenë, pasi do të shoqërohej nga artistë të tjerë që aktualisht janë të njohur në mbarë botën: Dua Lipa dhe grupi i njohur korean K-Pop, BTS.

Image

FIFA nuk e ka konfirmuar ende lajmin, por thashethemet kanë filluar të përhapen dhe fansat tashmë po imagjinojnë se sa spektakolar edo të jetë shfaqja para ndeshjes Katar-Ekuadori, e para e turneut.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco