'Merre të dashurën tënde para se të nevrikosem'/ Kanye West i vërsulet Hailey-t dhe ka një thirrje për Justin Bieber

'Merre të dashurën tënde para se të nevrikosem'/ Kanye West i vërsulet Hailey-t dhe ka një thirrje për Justin Bieber

20:14, 07/10/2022
A+ Aa A-

Sërish të gjithë sytë drejt Kanye West! Reperi i njohur është kapur me Hailey Bieber së fundmi por gjithashtu edhe me mikun e tij, Justin Bieber.

Së fundmi, reperi i njohur ka postuar një artikull të vitit 2016, ku Hailey shihej e shoqëruar me Drake dhe madje që të dy kishin vendosur varëse të njëjta.

Kanye i ka bërë thirrje Justin që të shikojë gruan e tij para se të nevrikoset.

“Merre vajzën tënde para se të nevrikosem.Ti supozohet të jesh shoku im. Ti nuk ke qenë aty kur Kardashians rrëmbyen fëmijët e mi”, shkruan Kanye.

Image

Reperi i njohur Kanye West, i cili edhe një herë e ka gjetur veten në qendër të një tjetër polemike këtë javë, zbuloi se dëshiron që Jamie Foxx ta luajë atë nëse do të realizohet një film i bazuar në jetën e tij.

Një nga postimet e shumta në Instagram të krijuesit të hitit “Jesus Walks” këtë javë përfshinte një postim ku ai pyeti 17.9 milionë ndjekësit e tij se cili duhet ta luanin atë në një “Ye Movie”.

Dyshja bashkëpunuan disa herë gjatë karrierës së tyre të shkëlqyer, ku kujtojmë  këngën “Gold Digger” të vitit 2005.

Gjithashtu në vitin 2005, West ishte i ftuar në këngën e Foxx “Extravaganza”.

West vlerësoi Foxx si “një nga gjenitë më të mëdhenj” në industrinë e argëtimit. Foxx fitoi një Oscar dhe një çmim të Golden Globe në kategorinë e aktorit më të mirë për portretizimin e tij të Ray Charles në dramën “Ray”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco