Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Stilistja ukrainase jep mesazhin e rëndësishëm për luftën në Javën e Modës në Paris

Stilistja ukrainase jep mesazhin e rëndësishëm për luftën në Javën e Modës në Paris

15:20, 07/10/2022
A+ Aa A-

As stilistët nga Ukraina nuk munguan në Javën e Modës në Paris, duke gjetur hapësirën dhe përfituar nga mundësia të japin mesazhe të forta për vendin e tyre, që vazhdon të jetë nën agresionin rus.

Iryna Kokhana, themeluese e “Chereshnivska”, e pa këtë shfaqje si një shans të mirë për t’i treguar botës jo vetëm markën e saj për të cilën ka punuar fort, por edhe qëndrueshmërinë e vendit të saj.

Image

“Moda është komunikim me botën, tregon se ne jemi të fortë dhe mund të vazhdojmë”, thotë Kokhana, e cila u detyrua të zhvendosej në Londër kur shpërtheu lufta.

“Secili prej nesh po lufton. Kjo është për të treguar pathyeshmërinë e popullit tonë dhe aftësinë tonë për të krijuar edhe gjatë luftës, kur gjithçka po shkatërrohet”, shton ajo.

Kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt, Kokhana po prezantonte koleksionin e saj në Javën e Modës në New York. Vendi i saj i punës me punonjës në Lviv u mbyll për disa muaj dhe ajo vendosi të qëndronte në Londër, ku kishte disa kontakte.

Por sot biznesi i saj është në funksionim përsëri, pasi disa punonjës vendosën të ktheheshin në shtëpi.

“Disa njerëz vendosën të mos qëndronin më jashtë vendit, ata filluan të kthehen. Të gjithë kanë situata vërtet të ndryshme, por disa thjesht nuk mund të përballonin në një vend tjetër.”- shprehet stilistja.

Kokhana po drejton markën e saj nga Britania e Madhe, pasi ka rihapur faqen e saj të internetit, duke ndryshuar monedhën ukrainase në stërlina.

Chereshnivska u themelua në Ukrainë në vitin 2016. Marka e saj unisex përmban dizajne të guximshme me printime tërheqëse, shumë prej të cilave janë ideuar nga drejtorja krijuese Anastasiya Rozova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco