Ç’po ndodh me shëndetin e saj? Demi Lovato anulon koncertin

Ç’po ndodh me shëndetin e saj? Demi Lovato anulon koncertin

14:27, 07/10/2022
A+ Aa A-

Këngëtares Demi Lovato i është dashur të anulojë koncertin e saj në Rosemont të Illnoisit, për shkak të problemeve shëndetësore.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ka thënë se që nga zgjimi në mëngjes, e kishte vënë re se nuk i ndjente mirë kordat zanore.

“Sot u zgjova dhe nuk kisha absolutisht zë. Më vjen shumë keq, por më thyhet zemra t’ju them se duhet ta riplanifikoj koncertin. Biletat do të jenë të vlefshme për një datë të re, sapo të shpallet. Kjo është gjëja e fundit që dua të bëj. Po argëtohem shumë me ju të gjithë dhe mezi pres t’ju shoh përsëri. Përsëri, më vjen shumë keq dhe e vlerësoj mirëkuptimin tuaj. Ju dua të gjithëve”, shkroi ajo.

Image

Kjo nuk është hera e parë që ajo ka probleme shëndetësore dhe shtyn apo anulon eventet e rëndësishme, ndaj fansat janë të shqetësuar për gjendjen e saj shëndetësore.

Lovato vijon të jetë në qendër të vëmendjes. Ajo ka folur së fundmi për dokumentarët e saj që u publikuan më herët lidhur me varësinë që ajo ka pasur me lëndët narkotike.

Por ajo ka thënë për revistën ‘Alternative Press’ se do të bëjë pak pushim.

“Sinqerisht, më vjen për të vjellë kur shikoj veten time dhe mendoj se edhe njerëzit e tjerë ndoshta ndihen kështu. Dhe nëse jo, atëherë ata mund të shikojnë videot e mia muzikore.”

“Do të doja të kisha pritur derisa të kuptoja më shumë nga vetja sepse tani gjërat janë sheshuar,” theksoi këngëtarja. “Qëndrimi esëll është ajo që funksionon për mua dhe asgjë tjetër.”

Demi Lovato kaloi një periudhë konfuzioni për përemrat e saj, duke i ndryshuar sërish së fundmi.

Këngëtarja u rikthye në përemrat ajo/saj sepse filloi të ndihet sërish më shumë ‘femër’.

Tashmë, ajo ka edhe një partner të ri me të cilin është shfaqur në publik. Demi Lovato po shijon romancën me muzikantin Jutes, ndërsa fotot e tyre ku shkojnë të darkojnë kanë bërë xhiron e rrjetit

Këngëtarja “Sorry Not Sorry”,  ndau në podcastin “Spout” se mori vendimin e ri sepse ishte “një person i rrjedhshëm(fluid)”.

Duke shpjeguar më tej pse ajo adoptoi më parë “ata/ato”, Lovato tha se energjia e saj vitin e kaluar ishte “e balancuar në energjinë mashkullore dhe femërore”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco