Kanye West e 'harron' Kim-in, ia vë syrin shoqes së Kylie Jenner

Kanye West e 'harron' Kim-in, ia vë syrin shoqes së Kylie Jenner

13:20, 07/10/2022
A+ Aa A-

Ndërsa bëri disa përpjekje publike për të rifituar ish-gruan e tij, Kim Kardashian, së fundmi Kanye West duket se ia ka vënë syrin një vajze të re.

Kur bëhet fjalë për reperin nuk flasim për rastësi, pasi Kanye duket i interesuar për shoqen e ngushtë të ish-kunatës së tij Kylie Jenner.

Image

“E gjithë bota e di që unë kam një fiksim për Stas,”-shkroi West në Instagram duke iu referuar Anastasia Karanikolaou, e njohur si “Stassie”.

Kjo e fundit ishte e ftuar në sfiladën e “Balenciaga-s”, e cila u hap pikërisht nga Kanye West. Reperi amerikan nuk u rezervua kur tregoi se ishte pikërisht ai që negocioi me drejtorin e marrëdhënieve VIP dhe të modës së “Balenciaga-s”, Johan Fleury që të ftonte bukuroshen.

Image

Kjo e fundit ka ndarë në Instagramin e saj ku ndiqet nga mbi 10 milion ndjekës disa foto nga sfilata duke e cilësuar këtë eksperiencë si një ëndërr.

Më herët në shfaqjen e së hënës mbrëma, Kanye West ndezi polemika në bluzën e tij të zezë me mëngë të gjata me shkrimin e saj, e cila konsiderohet një “slogan urrejtjeje” nga Liga Anti-Shpifje. Shkrimi “White lives matter”, mund të shihej në ekran të plotë ndërsa stilisti mbajti një fjalim gjatë hapjes së prezantimit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco