Ramush Haradinaj ndjek reperen e njohur në Instagram, bashkëshortja e tij bën reagimin epik

Ramush Haradinaj ndjek reperen e njohur në Instagram, bashkëshortja e tij bën reagimin epik

11:34, 07/10/2022
A+ Aa A-

Gazetarja Anita Haradinajn, është edhe bashkëshortja e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, është tashmë pjesë e spektaklit të kërcimit “Dance Albania”.

Anita ka realizuar së fundmi një intervistë ku foli rreth jetës së saj teksa u ndal gjithashtu dhe tek bashkëshorti ku zbuloi detaje nga marrëdhënia e saj.

E pyetur nga moderatori se nëse e di se kë ka në listën e ndjekësve Ramushi në Instagram, gazetarja nuk ngurroi të jepte një përgjigje epike.

Ajo tregoi se personat që ndjek janë ajo dhe reperja e njohur Loredana. Me shaka Anita u shpreh se artisten e ndjek nga qejfi kurse atë nga halli.

“Mua dhe Loredanën. Ai ka dy folloëing, ka rastis që Ramushi të takohet disa herë. Familjarët e Loredanës i ka miq. Loredana ka dhe një gocë me emrin Hana, dhe goca ime e ka emrin Han. Ore gocat e bukura si Loredana kush nuk i ndjek. Ore mu më ndjek nga halli, Loredanën e ndjek nga qejfi,”- tha gazetarja.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco