Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Tre shenja që ju paralajmërojnë se jeni vetëm në lidhjen tuaj

Tre shenja që ju paralajmërojnë se jeni vetëm në lidhjen tuaj

11:14, 07/10/2022
A+ Aa A-

​Çfarë mungon në shumë marrëdhënie është ekuilibri. Që do të thotë se njëri nga partnerët përpiqet më shumë ndërsa tjetri jo. A është kjo një lidhje një-anëshe?

Po, nëse dëshira për t'u përpjekur e partnerit mungon vazhdimisht. Si të arrini në një përfundim të tillë? 

1. Një ndjesi e çuditshme dhe e vazhdueshme vetmie

Të dy keni angazhimet e përditshme, por nëse ti ndjen se energjia dhe vëmendja që ai/ajo të jep s'është në të njëjtin nivel me tëndin, ka diçka që i mungon raportit tuaj.

Kjo rrjedhimisht çon drejt ndjesisë së vetmisë edhe nëse çifti kalon kohë me njëri-tjetrin. 

2. Mungesë intimiteti

Një lidhje të tilla, në jetën seksuale të partnerëve vihen re mungesa në cilësi, sasi apo në të dyja këto njëkohësisht. Seksi, nëse ndodh ndihet më shumë si detyrë shtëpie që duhet kryer sesa një mundësi për t'u bashkuar. Vetëm njëri prej jush përfshihet 100% dhe ndjen qartazi që për tjetrin kënaqësia s'është e rëndësishme.

3. Loja e fajësimit

Kur njëri prej jush është gati të japë çdo lloj kontributi në martesë dhe tjetri jo, partneri që përfshihet rrezikon të marrë mbi shpatulla gjithë përgjegjësitë dhe në fund të "fajësohet" për gjërat që s'shkojnë mirë në lidhje. Në mënyrë të vetëdijshme ose jo, partneri tjetër nuk ngarkohet me detyra, kontribute, etj duke mos u përfshirë fare në konflikt dhe merr të mirëqënë që faji është i palës tjetër. 

Në këtë pikë, vendimi është i juaji: Të largoheni apo të qëndroni?

Eshtë vendim shumë personal, por e rëndësishme është të flisni për gjërat që ju shqetësojnë dhe të tregoheni të vëmendshëm ndaj mënyrës sesi ata përgjigjen. Nga përgjigja e tyre do të kuptoni shumë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco