A është kjo arsyeja e vërtetë që qëndron pas grindjes së familjes Mbretërore daneze?

A është kjo arsyeja e vërtetë që qëndron pas grindjes së familjes Mbretërore daneze?

10:35, 07/10/2022
A+ Aa A-

Një periudhë plot tensione po kalon Pallati mbretëror danze pas vendimit historik të Mbretëreshës Margarita për heqjen e titujve të tre nipërve dhe mbesës së saj.

Njoftimi i monarkes javën e kaluar thoshte se ‘nga 1 janari 2023, pasardhësit e HRH Princit Joachim do të mund të përdorin vetëm titujt e Kontit dhe Konteshës, ndërsa titujt e Princit dhe Princeshës së Danimarkës do të pushojnë së ekzistuari. "

Image

Djali më i vogël i Mbretëreshës nuk e fshehu zhgënjimin e tim me vendim e nënës së tij dhe foli publikisht se sa negativisht ndikoi kjo ‘heqje e papritur e identitetit’ tek fëmijët e tij.

Image

 Nga ana e saj, Margarita shprehu keqardhjen  për ndikimin e këtij ndryshimi madhor, por sqaroi se i qëndron vendimit të saj, pasi e konsideron si më të mirën për pallatin dhe institucionin e monarkisë.

Mes "skandalit", Joachim, 53 vjeç dhe gruaja e tij e dytë, Princesha Marie, 46 vjeç, pranuan se marrëdhënia e tyre me princin e kurorës Frederik dhe gruan e tij, Princeshën Mary, 50 vjeçe, është "e ndërlikuar".

Arsyet e ftohtësisë mes dy çifteve mbeten sigurisht të paqarta për publikun e gjerë. 

Megjithatë, një shkrim në revistën spanjolle Vanitatis Elconfidencial pretendon se arsyeja e vërtetë pas "përçarjes" është "dashuria e thellë" që Princi Joachim ndjen për kunatën e tij, Mary.

"A është kjo arsyeja e vërtetë pas grindjes së pallatit danez ," pyet Daily Mail në një artikull rreth raportit dhe thashethemeve të lidhura me të.

Vanitatis Elconfidencial i  bën një referencë të veçantë një fotoje të publikuar nga revista e grave " Svensk Damtidning” dhe supozohet se tregon Joachimin duke u përpjekur të puthte Marinë në një gala zyrtare për gardën presidenciale: 

“Me simptoma të dukshme dehjeje, duket se djali më i vogël i Mbretëreshës Margaret u përpoq të puthte kunatën tij, ndërsa ajo arriti të shmangte atë duke mbajtur buzëqeshjen e saj ndërsa Marie shikonte momentin e vështirë.'

Image

Artikulli gjithashtu vë në dukje se, menjëherë pas martesës së Frederikut dhe Marisë në 2004, mediat daneze filluan të spekulojnë se Joachim ishte "thellësisht i dashuruar me kunatën e tij. Madje në 2007 ai njoftoi fejesën e tij me një grua franceze [Princeshë Marie] me të njëjtin emër dhe ngjashmëri të jashtëzakonshme [me Mary]." 

Revista shton se, e alarmuar nga thashethemet për ndjenjat e papërshtatshme të djalit të saj, mbretëresha Margaret "thirri fëmijët e saj" dhe nisi një fushatë për të treguar se nuk kishte tension mes dy nuseve të saj, e cila përfshinte "dalje të përbashkëta të paplanifikuara".

Daily Mail ka kontaktuar me pallatin danez për të komentuar artikullin e revistës Vanitatis Elconfidencial, por ende nuk ka marrë një përgjigje.

Image

Në foto, Princesha Marie, Princi Joachim, Princesha Mary dhe Princi Frederik në 2019

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco