Pas rikthimit, Justin Bieber anulon turneun botëror, këngëtari përballet sërish me sindromën e rrallë

Pas rikthimit, Justin Bieber anulon turneun botëror, këngëtari përballet sërish me sindromën e rrallë

10:32, 07/10/2022
A+ Aa A-

Disa muaj më parë Justin Bieber u detyrua të anulonte turneun e tj për shkak të një problemi shëndëtësor. Gjysma e fytyrës  dhe e trupit të këngëtarit ishte paralizuar kjo për shkak se ai kishte sindromën ‘Ramsay Hunt’.


Image

Pasi u përmrësa Bieber vendosi të rikthehej sërish në skenë dhe bëri rreth gjashtë shfaqje të tjera duke vazhduar kështu turneun.

Megjithatë, ylli i popit e kuptoi se realizimi i këtyre shfaqjeve po i shkaktonte një dëm gjigant. Menjëherë pas shfaqjes së tij më të fundit në Brazil , diçka duket se nuk shkoi mirë për artistin dhe ai bëri njoftimin që të gjithë fansat e tij i druheshin. Duket se Justin po lufton edhe një herë me këtë sindromë dhe duhet të ndalojë turneun për t’u kujdesur për shëndetin e tij.

 “Pas zbritjes nga skena, rraskapitja më pushtoi dhe e kuptoj se duhet ta vendos shëndetin tim prioritet tani. Kështu që do të bëj një pushim nga turneu për Tani për tani. Do të jem mirë, por më duhet kohë për të pushuar dhe për t’u përmirësuar.”- shkroi Justin në rrjetet sociale.

Image

Fansat duket se nuk e pritën mirë lajmin se koncerti nuk anulohet por shtyhet. Me shumë prej tyre që kërkojnë kthimin e parave të tyre në vend që t’i mbajnë ato derisa Bieber të mund të kthehet në skenë. Duke gjykuar se si e ka trajtuar sindroma, është e vështirë të thuhet nëse ai do të jetë në gjendje të kthehet sërish në skenë.

Për momentin, gjithçka që Justin dëshiron të bëjë është të fokusohet në shëndetin e tij dhe të kalojë kohë me të dashurit e tij. Shfaqjet që ai kishte ende në pritje ishin shumë për t’u numëruar, por vende si Britania e Madhe, Irlanda, Gjermania, Italia, Polonia dhe Holanda janë ndër ato që janë anuluar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco