Horoskopi për ditën e premte, 7 tetor 2022

Horoskopi për ditën e premte, 7 tetor 2022

22:24, 06/10/2022
A+ Aa A-

Dashi: Këtë të premte duhet të qëndroni larg ndërlikimit të gjërave në dashuri. Dikush mund të mendojë se ka bërë një lëvizje të gabuar në punë, por mos harroni, gjithmonë mund ta rregulloni atë.

Demi: Në marrëdhëniet romantike po vjen pak kënaqësi. Bëni gjithçka me shumë qetësi në punë.

Binjakët: Duhet të përpiqeni të çlironi zemrën tuaj nga pak axhitim që ju ka përfshirë. Në punë distancohuni nga ata që nuk ju kuptojnë.

Gaforrja: Kjo e premte pritet të jetë një ditë që paralajmëron disa emocione të tjera në dashuri. Në punë do të merrni lajme të mira mes ditës së premte dhe nesër (e shtunë).

Luani: Nëse jeni një zemër e vetmuar duhet t’i përkushtoheni dashurisë pa kufizime apo kritere që i keni vënë vetes. Është një periudhë për t’u riparë gjërat edhe në jetën profesionale.

Virgjëresha: Kjo ditë prag fundjave nis me disa dyshime, kini kujdes të mos i trazoni marrëdhëniet. Do të zemëroheni në punë me ndonjë koleg, por ruani qetësinë.

Peshorja: Çiftet që kanë përjetuar një krizë në dashuri nuk duhet të ushqejnë krizat me debate pa mbarim. Ka një situatë bllokuese në punë.

Akrepi: Ditë interesante për të rikuperuar një ndjenjë. Disa pasiguri të vogla ka në punë, por janë gjëra që mund të zgjidhen së shpejti.

Shigjetari: Me një person të shenjës Ujori mund të bëni gjëra të mëdha. Bëni një kërkesë deri në fund të muajit nëse keni ndërmend të merrni një përgjigje në punë.

Bricjapi: Këtë të premte 7, Hëna është e favorshme, ju lejon të trajtoni më mirë gjërat në dashuri. Është e mundur që kohët e fundit të keni marrë një konfirmim ose që roli juaj të jetë bërë i rëndësishëm.

Ujori: Ndjenjat mund të lindin sërish këtë prag fundjave. Edhe në punë jeni në një fazë kërkimi, por mos u dekurajoni.

Peshqit: Nëse jeni vetëm dhe dëshironi të përjetoni aventura të këndshme, kjo është koha e duhur. Përpiquni për stabilitet dhe për më shumë dëshirë për të punuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco