Yjet franceze të artit presin flokët për të mbështetur protestuesit në Iran

Yjet franceze të artit presin flokët për të mbështetur protestuesit në Iran

19:37, 06/10/2022
A+ Aa A-

Aktoret fituese të çmimit Oskar, Marion Cotillard dhe Juliette Binoche, si dhe yje të tjerë të ekranit dhe muzikës franceze, filmuan veten duke prerë flokët në një video të publikuar të mërkurën, në mbështetje të protestuesve në Iran.

Videoja e publikuar e shoqëruar me etiketën ‘HairForFreedom’ apo prerja e flokëve për liri, po shpërndahet pasi në Iran shpërthyen protestat antiqeveritare pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini që ishte arrestuar për shkeljen e kodit të rreptë të veshjes së Republikës Islamike.

‘Për liri,’ thotë Juliette Binoche në fillim të videos ndërsa preu një tufë të madhe flokësh.

Videoja e aktoreve franceze duke prerë flokët u publikua në profilin në Instagram, ‘soutien femmes Iran’ që përkthehet ‘në mbështetje të grave iraniane’.

‘Mahsa Amini ishte një grua e re 22-vjeçare’ ishte mesazhi i parë i shkruar në kuadër të kësaj fushate.

Aktorja tjetër franceze Marion Cotillard gjithashtu iu bashkua fushatës.

‘Më 13 shtator, ajo u arrestua dhe u keqtrajtua nga policia e moralit derisa vdiq’, thotë mesazhi i radhës.

Video vazhdon edhe me aktoren Isabelle Adjani.

‘Ajo u akuzua vetëm se kishte veshur mbulesën në mënyrë të papërshtatshme’, ishte mesazhi i tretë.

Disa nga demonstrueset iraniane kanë prerë publikisht flokët në protesta dhe gjesti tani është përhapur gjithandej.

Ky veprim simbolik i bën jehonë historisë dhe folklorit iranian, në të cilin prerja e flokëve nga gratë është një shenjë proteste.

 ‘Është një akt i rëndësishëm përkujdesjeje dhe një mesazh i mirë në mbështetje të grave. Por, iranianët që kanë qasje në internet duan kinformacione të tjera, si për shembull kush është arrestuar, kush është vrarë? Si u shtyp lëvizja sot? Në cilat qytete ka pasur mobilizime? Çfarë bënë gjimnazistët?’, thotë Dorna Javan, një eksperte iraniane e shkencave politike me qendër në Francë .

Mes grave të tjera që shfaqen në video janë aktoret Charlotte Rampling dhe Charlotte Gainsbourg, e cila gjithashtu u filmua duke i prerë një tufë flokësh nënës së saj, këngëtares Jane Birkin.

Pamjet e grave në vende të tjera që presin flokët për të treguar solidaritet me gratë iraniane gjithashtu janë shpërndarë gjithandej.

 ‘Kur shikon lëvizjet aktuale në Iran dhe ato të mëparshme, ky është një akt protestues progresiv, por nuk është i vetmi . Kryesisht, iranianët jashtë vendit janë ata që përpiqen të ndajnë me ata në Iran vend këtë lloj mesazhi. Është një burim inkurajimi dhe kjo është interesante dhe e rëndësishme’, shton më tej eskpertja Dorna Javan.

Në kuadër të fushatës në përkrahje të grave protestuese në Iran, ‘Clacks-one’ dhe ‘Heartcraft_Street art’, kanë krijuar një mural që tregon gra që presin flokët në shenjë proteste, i ngritur në muret e një tuneli në Paris.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco