Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, sa mundësi ka që çifti të jetë drejt divorcit?

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, sa mundësi ka që çifti të jetë drejt divorcit?

14:34, 06/10/2022
A+ Aa A-

Kanë kaluar disa muaj që kur Jennifer Lopez dhe Ben Affleck thanë “po” dy herë.

Pas dasmës sekrete në Las Vegas në korrik, në gusht ata realizuan një dasmë madhështore në Georgia para miqve, të afërmve dhe disa yjeve. Ben dhe Jennifer, të cilët përmbushën ëndrrën e tyre të dashurisë njëzet vjet pas ndarjes- ata u ndanë në vitin 2004, pas dy vitesh fejesë, dhe një hap larg altarit – dukej se ishin në qiellin e shtatë.

Por tani ka ardhur lajmi që askush nuk e priste: Bennifer 2.0 tashmë janë në prag të divorcit. Kjo u zbulua nga ‘Radar Online’, duke rindërtuar fazat e krizës.

Image

Duket se dy yjet e kanë përjetuar me shumë vështirësi rikthimin në normalitet, pas tri ditëve të festës së dasmës në Georgia. Por tani pakënaqësia raportohet se ka rezultuar në një grindje të madhe që thuhet se ka shënuar një pikë pa kthim. Shkaqet e përplasjes? E para: Affleck-u është i lodhur nga lidhja e tepruar e gruas së tij me punën: “Ben po e kupton se Jennifer është e orientuar drejt karrierës si kurrë më parë,” zbuloi një burim i brendshëm pranë aktorit.

Image

Marrëdhënia ka filluar të anojë kur Jennifer, pas martesës, kishte vendosur të qëndronte në Evropë për punë: “Për të ishte një kambanë e madhe alarmi”.

Plus, Ben nuk e duron dot sjelljen e bashkëshortes së tij, ajo drejton gishtin drejt tij dhe i bërtet:“Para dasmës, Jennifer dha një performancë të denjë për Oscar për Benin, duke u shtirur si gruaja e ardhshme perfekte dhe e përshtatshme.”, vazhdon burimi. “Ben vendosi të martohej me të i verbuar nga dashuria e saj, por ai nuk e kuptoi se në çfarë telashe po hynte”.

Image

JLo nga ana e saj nuk do ta pranonte faktin që i shoqi nisi sërish duhanin pas dasmës. “Jennifer e urren duhanin. Nuk mund të jesh pranë saj nëse nuk kujdesesh për trupin tënd. Nuk mund të pini as alkool dhe sigurisht as duhan.”

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco