Ina Kollcaku rrëfen betejën me kancerin e gjirit: Bëj ende vizita

Ina Kollcaku rrëfen betejën me kancerin e gjirit: Bëj ende vizita

14:18, 06/10/2022
A+ Aa A-

Ina Kollcaku është një prej emrave që u bë e njohur falë pjesëmarrjes së saj në “Përputhen 1”. Që prej asoj kohe Ina është kthyer në një figurë publike  dhe nuk është shkëputur nga ekrani.

Një vit më parë ajo zbuloi se i është nënshtruar një ndërhyrjerje të shpejtë kirurgjikale pasi një gjoksin e djathtë iu konstatua një masë tumoriale. Asokohe, ajo u ka bërë thirrje të gjitha vajzave, grave që të shkojnë të bëjnë kontrolle pasi është shumë e rëndësishme që ta kapësh në kohë.

“Nuk jam në spital kam dalë nga spitali. Një masë tumoriale në gjirin e djathtë e cila duhej të hiqej patjetër, nuk kishte mënyrë tjetër. Operacioni ishte urgjent, prandaj për këtë arsye javën që kaloi ju ishin në transmetim unë isha një operacion.E përjetova shumë mirë, ndërkohë mjekët të cilët ishin të dy shqiptarë kanë qenë të mrekullueshëm. Tani jam shumë mirë dhe mezi po pres të rifilloj jetën. Nuk ka të bëjë mosha fare, dhe një nga arsyet që une doja ta bëja publike ishte se doja të postoja disa video si të bëhen kontrollet nga vajzat dhe gratë dhe ti drejtohen kirurgëve për të tilla ndërhyrje. Ose nëse kapen në kohë, ose më të vogla se imja, se unë e kisha 3 cm mund të trajtohen edhe me ilaçe. Kjo ishte një nga arsyet që unë kisha dhe doja ta ndaja eksperiencën. Tre ditë pas ciklit menstrual vajzat të kontrollojnë gjoksin. Nëqoftëse ndjejnë forma apo masa të shkojnë të bëjnë kontroll. Ose njëherë në gjashtë muaj të shkojnë të bëjnë kontroll që të parandalojnë në kohë”,  tha Ina.

Image

Së fundmi, në kuadër të muajit të sensibilizimit për kancerin e gjirit, ish-konkurrentja e “Për’puthen”, ka rrëfyer detaje të tjera për betejën e saj me kancerin e gjirit. Ina ka folur lidhur me eksperiencën e saj kundër sëmundjes së rëndë, duke thënë se tashmë çdo gjë ka kaluar, por vijon të bëjë kontrolle të shpeshta për çështje sigurie. Ajo tregoi se pas shqetësimeve që kishte vënë re, ishte drejtuar tek një mjek, i cili e kishte diagnostifikuar me kancer gjiri.

Ina u shpreh se nuk pati ankth, por e vetmja frikë që ka pasur i përket procesit të ushqyerjes me gji për fëmijët në të ardhmen.

“Pas vizitës më thonë që ishte një tumor rreth 3.5 cm dhe që duhet të hiqej menjëherë, sepse ishte shumë i madh dhe kishte krijuar vendin e vet në gjoks. Ajo që më trembte më shumë mua ishte fakti nëse unë do mund t’i jepja gji fëmijës tim, sepse në momentin e parë nuk e dija. Unë kam pasur tumor mashkullor dhe për fat të mirë arrita ta kapja në kohë. Por përjetimi im ishte i çuditshëm. Pasi e konstatova nisa direkt analizat që të futesha në operacion. E vetmja frikë që kisha ishte nëse do t’i jepja gji fëmijës sim. Unë duhet të bëj kontrolle. I kam pas më të shpeshta, tashmë i kam më të rralla”, tha ajo.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco