Dua Lipa kthehet në Londër pas zërave për romancë me Trevor Noah

Dua Lipa kthehet në Londër pas zërave për romancë me Trevor Noah

14:02, 06/10/2022
A+ Aa A-

Dua Lipa dukej e qetë teksa po ecte rrugëve të Londrës.

Këngëtarja 27-vjeçare u shfaq ‘casual’ me një xhaketë bomber të kuqe, të cilën e kombinoi me një palë atlete të bardha. Artistja kishte veshur një pal xhinse të gjëra teksa në dorë mbante një çantë të zezë të madhe.

Image

Ajo tregoi bukurinë e saj natyrale pa grim me flokët e kapura në mënyrë të çrregullt. Ajo kishte vendosur vathë dhe unaza jeshilë që i jepnin më shumë ngjyra veshjes dhe rrugëve të zymta të kryeqytetit londinez.

Image

Image

Rikthimi i Duas në Birani vjen disa ditë pasi ‘Daily Mail’ raportoi se ajo ishte parë për darkë me komedian dhe moderatorin Trevor Noah. Dua dhe Trevor u fotografuan duke u puthur dhe përqafuar gjatë takimit në Miss Lily’s, një restorant xhamajkan në East Village. Ata dukeshin se kishin kimi të madhe, veçanërisht kur e mbyllën mbrëmjen e tyre së bashku me një puthje dhe përqafim të ëmbël përpara se të largoheshin në rrugët e tyre të ndara.

Image

Më vonë ‘MailOnline’ raportoi se Dua dhe Trevor janë thjesht shokë të ngushtë. Darka e tyre erdhi pasi Noah njoftoi se ai po largohej nga ‘The Daily Show’ pas shtatë vitesh, pasi shikueshmëria ra në mënyrë dramatike. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco