Reagimi i Flori Mumajesit për të shkaktoi polemika të shumta/ Flet për herë të parë artisti

Reagimi i Flori Mumajesit për të shkaktoi polemika të shumta/ Flet për herë të parë artisti

12:47, 06/10/2022
A+ Aa A-

Artisti i ri Kras, emri i vërtetë i të cilit është Shkumbin Krasniqi, u bë i njohur vitin e kaluar pasi mori pjesë në Festivalin “Kënga Magjike”. Dhe pjesëmarrja e tij në këtë Festival do mbahet mend gjatë jo vetëm nga Kras por edhe nga publiku.

Çfarë ndodhi një vit më parë?

Në maj të 2021 u mbajtën netët ‘live’ të ‘Kënga Magjike’ dhe Flori Mumajesi nuk ra dakord me çmimin e dhënë nga juria për kategorinë “Best New Artist”. Urban Band dhe Kras arritën në dyshen e fundit, por kupën e rrëmbeu Urban Band, kurse Kras fitoi statusin BIG. Mirëpo, sipas Florit atë çmim e meritonte Kras, madje ai tha se për të Kras është fituesi i festivalit.

Asokohe Flori shpërndarë në Instastory një foto të tij, duke shkruar se koha do e tregojë sa gabim apo të drejtë kishte juria. Kujtojmë se juria përbëhet nga Jonida Maliqi, Arben Skënderi, Markelian Kapidani, Kozeta Kurti dhe Enkel Demi. “Koha do ta vërtetojë sa gabim apo të drejtë kishte kjo juri! Për mua që refuzoj të jem në panele jurie je ti fituesi dhe jo vetëm i New Artist”, shkruante Flori në një postim që u shoqërua me kundërpërgjigje dhe polemika.

Kras mori pjesë në festival me këngën “Bekuar”, teksti i të cilës është shkruar nga Flori dhe projekti muzikor është punuar nga labeli i tij “Threedots”.

Image

Për të ardhur në ditën e sotme, Kras ishte i ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ku e ka cilësuar “Këngën Magjike” si eksperiencën më të paharrueshme të jetës. Sipas tij, kudo ku ka zhurmë, ka diçka të bukur.

“Si eksperiencë ka qenë më e paharrueshme në jetën time, për shkak se ka qenë fillimi më i bukur i mundshëm në karrierën time muzikore. Kam punuar fillimisht me dy kantautorë si Flori dhe Bruno, që është ëndrra e secilit artist të ri. Ka qenë eksperiencë shumë e mirë, shumë e veçantë, për shkak kam përjetuar gjëra të tjera, kam takuar artista të mëdhenj me emër. Kam qendruar me ta, kam shkëmbyer fjalë të ndryshme. Kam njohur njerëz të rinj. Ka qenë kënaqësi më vete dhe e paharrueshme. Kudo që ka zhurmë, ka diçka të bukur aty. I kam përjetuar njëjtë, jo ndonjë farë ndjenje uau”, tha Kras.

I pyetur nëse këtë vit do të marr pjesë në Festival, ai u shpreh jo dhe ka vendosur që të bëjë vetëm këngë me klipe.

“Nuk kemi pas probleme me materialin, mirëpo kemi vendosur që vitin ta përfundojmë me këngë solo, me videoklipe në Yotube. Por vitin e ardhshëm, ku dihet, besoj se do të jemi”, shtoi këngëtari.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco