Në muajin e tetë të shtatzënisë, blogerja shqiptare përfundon në spital: Nuk ka qenë e lehtë

Në muajin e tetë të shtatzënisë, blogerja shqiptare përfundon në spital: Nuk ka qenë e lehtë

12:29, 06/10/2022
A+ Aa A-

Me një video shumë të bukur në kinema, Sara Karaj muaj më parë ndau me ndjekësit e saj në Instagram lajmin se do të bëhet nënë për herë të dytë.

Ajo do bëhet sërish me një djalë. Blogerja është nëna e një djali të quajtur Tomas.

Image

E teksa Sara është shumë aktive në rrjetet sociale duke ndarë detaje me ndjekësit e saj së fundmi ka zbuluar se ka përfunduar në spita. Ajo është në muajin e tetë të shtatzënisë, por ka patur një komplikacion dhe u detyrua të kalonte natën nën vëzhgim. Sara ka postuar në Instagram një foto nga spitali teksa qetëson ndjekësit duke shkruar se është mirë.

Postimi i plotë:

“Nata e djeshme nuk ishte me e zakonshmja per ne.

Pas plasjes se ujrave, u deryruam te kalonim naten nen survejim, dhe ky do te jete vazhdimi i ketij rrugetimi, derisa bebi te vendosi.

Nuk e kisha menduar qe ne javen e 33 do te isha ne kete situate, por le te themi qe kjo shtatezani nuk ka qene e lehte.

Doja ta ndaja kete moment me ju, sepse kur erdha ketu dje me kapi nje ndjesi e madhe faji, per gjera qe mbase i kisha shkaktuar une nga vrulli i perditshmerise, por me pas kur erdha ketu zbulova sa gra te tjera jane ne te njejten situate me mua. Ne kushte edhe me te qeta. Nese je dhe ti duke kaluar te njejten situate, nuk je vetem ti.

Ne jemi mire dhe do vazhdojme te jemi pozitiv dhe ne humor deri kur bebi te na urdheroje!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco