KAFE SHQETO/ Fatma Haxhialiu vjen si aktore në teatër: Kur më telefonoi Kiço, u surprizova...

KAFE SHQETO/ Fatma Haxhialiu vjen si aktore në teatër: Kur më telefonoi Kiço, u surprizova...

10:47, 06/10/2022
A+ Aa A-

Jemi mësuar që figura e saj t’i përkasë botës së gazetarisë apo biznesit, por kurrë si aktore. Bëhet fjalë për gazetaren e njohur Fatma Haxhialiu, e cila ishte e ftuar ditën e sotme në “Kafe Shqeto” për të ndarë me publikun një eksperiencë të re në karrierën saj.

Ajo ka treguar se i është ofruar një rol në botën e kinematografisë krahas aktorëve të tjerë të njohur si Mariana Kondi apo Julian Deda.

Gazetarja ka rrëfyer se propozimi i saj i parë për të marrë pjesë në shfaqje ishte drejpërsëdrejti nga regjisori i njohur, Kiço Londo.

“Më telefonoi dhe tha që kishte një projekt dhe mendoj që ti qëndron më së miri në këtë në këtë rol dhe në atë momente po mendoja, bëra lidhjen Kico Londo regjisor, teatër dhe ishte shumë intriguese. Pastaj kur u takuam dhe më shprehu gjithë vlerësimin dhe konsideratën e tij. Ne kemi një kast fantastik aktorësh me një super energji. Mënyra se si e bëri Kiço vendosjen tonë në rolet që ne kemi është dhe sfida e tij më e madhe në këtë shfaqje. Kur unë mora skenarin dhe e lexova në fakt e gjeta veten në një tjetër rol, atë që luante Denisa, që do të jetë nusja e dhëndërit, në fakt unë jam Xhudi që do të jetë e dashura e kumbarit por zgjohet ditën e dasmës në krevat me dhëndërin e ri”-ka treguar ajo.

Ndër të tjera, Fatma tregoi se kjo është një komedi mjaft e thellë, por që publikut do t’i dhurojë edhe të qeshura pafund, me situata keqkuptimesh ku autori është britanik dhe praktikisht merr një lloj stili anglez. E gjithë shfaqja mbante në vete dramën më të madhe të jetës që ishte vendosja në çift, dhe gjëja më e vështirë në botë është të bësh bashkë dy veta.

“Kiço gjithmonë na thotë para se të fillojmë  provat se gjëja më e vështirë është të bësh bashkë dy veta, pra të formosh një çift pasi janë shumë komponentë aty brenda, që nga energjia që kanë dy njerëz deri tek përballja me jetën, momenti në të cilën janë në jetë për tu gjendur dhe për tu bërë bashkë. Në thelb ajo që ne na kërkohet me ngut, nuk është ana e komedisë pasi ajo është brenda me batuta fantastike, ne duhet të nxjerrim patjetër pjesën e dramës personale dhe të ‘ngacmojmë’ çdo njeri që është në sallë”. Shfaqja pritet që të dalë në skenë thuajse pas tre javësh, por nuk kanë një datë konkrete pasi ende janë duke punuar për të”-tregoi ajo.

Për më tepër, ndiqni linkun më poshtë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco