Camilla, Diana, Meghan apo Kate: Kush e mbante unazën më të shtrenjtë të fejesës?

Camilla, Diana, Meghan apo Kate: Kush e mbante unazën më të shtrenjtë të fejesës?

14:18, 05/10/2022
A+ Aa A-

A keni menduar ndonjëherë se sa para mund të kishte shpenzuar Mbreti Charles III për t’i propozuar Camilla-s? Sigurisht që gurët që zbukurojnë unazat e zonjave gjakblu kanë një vlerë të madhe. Shtëpia e bizhuterive Est 1987 zbulon se cilat janë unazat më të shtrenjta të fejesës së zonjave gjakblu. E gjeni dot kush e ka mbajtur unazën më të vlefshme?

Dukesha Camilla

Camilla mori një unazë të mrekullueshme nga Mbreti Charles III me një diamant pesë karatësh të prerë posaçërisht dhe tre diamante baguette në secilën anë. Unaza i përkiste gjyshes së Mbretit Charles, Nënës Mbretëreshë dhe vlen mbi 100,000 £.

Princesha Diana

Pa dyshim ishte një nga unazat më të famshme të të gjitha kohërave. Princesha Diana kishte marrë një unazë verbuese safiri nga Charles. Xhevahiri 12 karatësh me prerje ovale vlerësohet të jetë me vlerë 390,000 £.

Kate Middleton

E njëjta unazë, ajo e Princeshës Diana, u pranua nga Princi Ëilliam te Catherine Middleton. Unaza prej 390,000 paund vlerësohet të vlejë më shumë sot pasi është një bizhuteri historike e lidhur me princeshën e ndjerë Diana.

Meghan Markle

Unaza e fejesës së Meghan Markle dhe Princit Harry është e veçantë. Ajo përmban një diamant të madh qendror që Harry e bleu nga Botsvana, ndërsa anët janë të veshura me gurë nga koleksioni personal i Princeshës Diana. Diamanti 5 karat thuhet se vlen më shumë se 130,000 £./abcnews.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco